Diplomojnë studentët në Cacttus Education
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve.
Mbi 80% e studentëve të punësuar tashmë
Cacttus Education është shkolla e parë e lartë profesionale për teknologji të informacionit, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe licencuar nga MASHT, e cila ka për qëllim edukimin dhe punësimin e studentëve në një kohë sa më të shkurtër.
Cacttus Education është partner dhe implementues i projektit “Partneriteti për impakt në TIK” në bashkëpunim me USAID. Projekti ka për qëllim përgatitjen e kuadrove të reja profesionale që do të plotësojnë mungesën e profesionistëve në profesione të IT-së. Këtë vit në Cacttus Education i përfundojnë studimet grupi i parë i studentëve përfitues të projektit.
Cacttus Education ofron studime dyvjeçare në dy drejtimet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë dhe jashtë:
• Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile
• Administrim i rrjetave dhe sistemeve kompjuterike
Cacttus Education ofron aktualisht sistemin më të avancuar të edukimit professional në Kosovë në lëminë e teknologjisë së informacionit i cili bazohet tërësisht në kërkesat e tregut të punës dhe i cili mundëson punësimin paralel me studimet.
Kjo është gjenerata e dytë e të rinjëve që kanë pasur rastin të përfitojë nga ky sistem i ri arsimor në Kosovë. Mbi 80% e studentëve të kësaj gjenerate janë të punësuar tashmë.
Comments are closed.