fbpx

Cilat janë profesionet më të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike?

Siguria kibernetike është një aspekt i rëndësishëm i teknologjisë. Me zhvillimin e teknologjisë dhe të mirat që ajo sjell, paraqiten edhe sfida të reja. Një nga këto sfida janë edhe hakerët që nxisin sulme me metoda dhe mjete gjithnjё e mё tё sofistikuara. Sfidë tjetër është edhe mungesa e personelit që këto kompani kanë. Sipas vlerёsimeve tё fundit, do tё ketё deri nё 3.5 milionё pozita tё paplotёsuara nё këtë industri deri nё vitin 2021.

Për t’i tejkaluar këto vështirësi dhe rreziqe, kompanitë kanë nevojë për inxhinierë të sigurisë e profesionistë të tjerë të fushës kibernetike, që ju mundësojnë të mbrohen nga sulmet kibernetike. Ndër profesionet më të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2018 janë:

Zhvillues/Inxhinier Softuerik
Zhvilluesit softuerik bëjnë punën më të rëndësishme sa i përket zhvillimit të aplikacioneve të reja, apo editimit të atyre ekzistuese. Ndër të tjera, zhvilluesit apo inxhinierët softuerikë duhet të jenë të familjarizuar edhe me gjuhët programuese si: Python, Java, PHP, XML, C++, Unix Shell Scripting etj.

Menaxherë/Administratorë të Sigurisë Kibernetike
Menaxherët/Administratorët e sigurisë kibernetike janë përgjegjës për implementimin dhe mbikqyrjen e programeve për siguri kibernetike të rrjeteve apo sistemeve.

Inxhinierë/Arkitektë të Rrjetit
Inxhinierët e rrjetit instalojnë, konfiguriojnë, testojnë, operojnë, menaxhojnë dhe mirëmbajnë rrjetat. Profesionistët e kësaj fushe poashtu menaxhojnë ‘firewalls’ softuerët si dhe hardverët (p.sh. hubs, bridges, switches, multiplexers, routers, cables, proxy servers etj.)

Analistë të Sigurisë Kibernetike
Analistët e sigurisë kibernetike janë vija e parë e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike që bëhen ndaj kompanisë. Profesionistët e kësaj fushe përdorin informatat e mbledhura përmes paisjeve për kontrollimin e rreziqeve dhe burime të tjera për të identifikuar, analizuar dhe raportuar për ndodhitë në rrjet, aktuale apo që kanë gjasa të ndodhin në të ardhmen.

Inxhinierë të Sigurisë Kibernetike
Ky profesion parashihet të jetë profesioni me kërkesën më të madhe për vitin 2018. Inxhinierët e sigurisë kibernetike kanë për detyrë të dizajnojnë dhe implementojnë sistemet e sigurisë, të kostumizuara për të ndalur rreziqe specifike.

Me transformimin digjital, rritjen e numrit të aplikacioneve të ndryshme dhe shërbimeve që teknologjike, kërkesa për punonjës e profesionistë në fushën e teknologjisë po rritet. Për t’i plotësuar këto pozita kompanitë kërkojnë individë të motivuar dhe të dedikuar që punojnë mirë si pjesë e ekipit.

Artikull i përshtatur nga FocalPoint
Comments are closed.