Çfarë mësoni në kuadër të Front End Web Development
Zhvilluesit e Front End përdorin gjuhët programuese si HTML, CSS dhe JavaScript për të koduar uebfaqet dhe aplikacionet e ueb-it, të krijuara nga dizajnerët e ueb-it. Kodi që ata e shkruajnë ekzekutohet brenda brouserit të përdoruesit (për dallim nga zhvilluesit e back end-it, ku kodi i tyre ekzekutohet në serverin e ueb-it).
Disa prej shkathtëve dhe njohurive që kërkohen më së shumti nga zhvilluesit e Front End-it janë:
HTML & CSS
HTML (Hyper Text Markup Language) dhe CSS (Cascading Style Sheets) janë modulet më bazike të kodimit të uebfaqeve. Pa këto të dyja nuk mund ta krijosh një dizajn të uebfaqes.
JavaScript
JavaScript ju mundëson të rrisni funksionalitetin e uebfaqes. Madje vetëm me përdorimin e HTML, CSS dhe JavaScript (JS shkurtimisht) mund të krijoni shumë aplikacione bazike të ueb-it.
JS poashtu është ndër gjuhët më të njohura të programimit në botë, prandaj pa marrë parasysh orientimin tuaj në karrierë, është një gjë shumë e vlefshme për t’u mësuar.
jQuery
jQuery është një librari e JavaScript: një koleksion i ‘plugins’ që e bën zhvillimin me JavaScript më të shpejtë dhe më të lehtë.
JavaScript Frameworks
JS frameworks (duke përfshirë edhe AngularJS, Backbone, Ember, dhe ReactJS) i japin një strukturë të gatshme kodit të JavaScript.
Front End Frameworks
CSS dhe Front End frameworks (framework-u më i njohur është Bootstrap) e kryejnë të njejtin veprim për CSS sikurse JS frameworks për JavaScript. Pra krijojnë një kornizë për CSS që ju ndihmon për ta përshpejtuar procesin e kodimit.
Nëse zhvillimi i Front End-it është diçka që ju tërhjekë, atëherë mesiguri jeni duke menduar se nga t’ia filloni.
Nëse jeni entuziastë për të punuar si zhvillues i Front End por nuk jeni të sigurtë se ku mund t’i mësoni këto shkathtësi atëherë jeni në vendin e duhur. Cacttus Education ofron trajnimin Front End Web Development që ju mundëson të krijoni një bazë të qëndrueshme dhe ju vendosë në rrugën drejt zhvillimit të njohurive dhe ushtrimit të këtij profesioni.
Përmes këtij trajnimi ju filloni me mësimin e shkathtësive si HTML, dhe CSS dhe vazhdoni drejt shkathtësive më të avancuara, si zhvillimi ‘responsive’ dhe JavaScript.
Comments are closed.