fbpx

Si të shkruajmë një letër motivimi?

Shpeshherë kur dëshirojmë të aplikojmë për një pozitë punë, apo edhe për ndonjë trajnim dhe bursë, kërkohet qe të shkruajmë një letër motivimi. Tek disa njerëz, është paksa e bezdishme kur shohin që kërkohet letra e motivimit. Kjo sepse, nuk na është mësuar asnjëherë dhe nuk kemi pasur rast të shkruajmë më shpesh letra motivimi.

Prandaj, të rinjtë hezitojnë të shkruajnë një “cover letter”. Mirëpo, ne do ua bëjmë më lehtë, ku me disa hapa të thjeshtë ju do jeni në gjendje ta shkruani këtë letër pa hezituar.

Për secilën punë që aplikoni duhet ta ndryshoni letrën tuaj të motivimit. Kur filloni ta shkruani letrën e motivimit, gjithmonë e prezentoni veten se kush jeni dhe e përmendni punën për të cilën po aplikoni.

Tregoni se aftësitë dhe eksperienca e juaja përshtaten me punën për të cilën po apikoni. Inkurajoni punëdhënësin për ta lexuar letrën tuaj. Tregohuni kreativ në shkrim.

Përfundojeni më një thirrje për aksion; për shembull, kërkoni një intervistë apo takim.

Siguroheni të jetë e shkurtër të ketë hyrjen, zhvillimin dhe përfundimin. Në hyrje tregoni për vetën dhe pse jeni duke aplikuar për këtë punë. Në zhvillim tregoni eksperiencën tuaj dhe aftësitë e juaja që përshtaten me punën që po aplikoni. Dhe për fund, siç është cekur më lartë, falenderoni dhe kërkoni një intervistë apo takim.

Diçka tejet e rëndësishme që duhet të dini është që kur filloni të shkruani letrën, kërkoni emrin e personit të cilit do ia dërgoni dhe jo me ‘I/e nderuar’. Kjo kërkon pak punë, por do ia vlejë.

Çka të përfshini në letrën motivuese:

  1. Emrin dhe konaktet tuaja
  2. Emrin e personit përgjegjës të kompanisë dhe kontaktet
  3. Emrin e punës për të cilën jeni duke aplikuar
  4. Një listë me aftësitë tuaja
  5. Një përshkrim se pse jeni i/e duhura për këtë punë
  6. Kërkoni që të ju kontaktojnë

Çka nuk duhet të përfshini në letrën e motivimit:

  • 1. Gabimet drejtëshkrimore
  • 2.Të përdoni shumë shpesh fjalën ‘unë”
  • 3. Mos i përmendi aplikimet tjera të punës
  • 4. Mos e përfshini të gjithë CV-në tuaj në letrën e motivimit.
Comments are closed.