fbpx

Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve kosovar në fushën e IT-së

Sot Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Kastriot Fazliu dhe Keith Prenton, Drejtori i Programit “After School Program For Teens (ASSET)” i financuar nga USAID, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon të zhvillojë shkathtësitë dhe aftësitë e shekullit 21 tek rinia kosovare.

Ky bashkëpunim ka për qëllim të ju sjell dobi të rinjve kosovarë duke i pajisur ata me shkathtësi që ua lehtësojnë inkuadrimin në tregun e punës. Kjo pritet të arrihet duke ua lehtësuar të rinjve kosovarë qasjen në trajnime të ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të tyre. Trajnimet do të kenë si synim zhvillimin e shkathtësive teknologjike si dhe shkathtësi të tjera që ndikojnë në zhvillimin e kuadrove të reja.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi paraqet vetëm hapin e parë drejt krijimit të një të ardhme, të orientuar nga teknologjia e informacionit, për të rinjtë kosovarë.