Me datë 16-22 nëntor është shënuar “Java Globale e Ndërmarrësisë”, dhe me këtë rast Cacttus Education organizoi disa aktivitete për të rinjtë të interesuar në fushën e biznesit.
Me datë 19 Nëntor u organizua online tour me kompaninë Cacttus Sha, ku pjesëmarrësit, studentë dhe të jashtëm, patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth punës së kësaj kompanie.

Ndërsa, me datë 20 Nëntor organizuam trajnimin një ditor, “ Çfarë ju duhet dhe si të lansoni një biznes të suksesshëm”, ku të pranishmit morrën këshilla, dhe mësuan se si të i marrin hapat e parë për fillimin e biznesit të tyre.

”Global Entrepreneurship WEEK”- 2020, e përfunduam me ‘online tour’ dhe live me platformën dua.com, aplikacioni më i ri që ka për qëllim të i bashkoj shqiptarët kudo në botë.

Këto aktivitete kryesisht iu dedikuan studentëve dhe të rinjve që kanë për qëllim hapjen e bizneseve, dhe për ata që janë të interesuar në fushën e TIK-ut, dhe që një ditë dëshirojnë të punojnë në këtë fushë.