Cacttus Education partner në Global Entrepreneurship Week
Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ndër eventet më të mëdha në Kosovë ku takohen inovatorët, punëdhënësit e ndërmarrësit e ri të cilët nxisin zhvillimin ekonomik si dhe zhvillojnë mirëqenien njerëzore në vend. Nga 13 nëntori deri më 19 nëntor, GEW inspiron pjesëmarrësit përmes aktiviteteve vendore, kombëtare dhe globale, të dizajnuara për t’ju ndihmuar ndërmarrësve ta eksplorojnë potencialin e tyre. Këto aktivitete, duke filluar nga gara dhe evente të mëdha, deri tek mbledhjet private për networking, bashkojnë pjesëmarrësit me bashkëpunëtorë potencialë, mentorë e madje edhe investitorë – duke i njoftuar ata me perspektiva dhe mundësi të reja në treg.
Si një ndër përfaqësuesit kryesorë të fushës së teknologjisë së informacionit në Kosovë dhe shembuj të ndërmarrësisë së sukseshme, Cacttus Sh.a. dhe Cacttus Education do të jenë partner të këtij eventi.
Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Sh.a. Driton Hapçiu do të jetë i ftuar në hapjen e GEW si dhe palenist në temën “Improving Entrepreneurial Ecosystem”, së bashku me Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ron Cena themelues i Formon dhe Leonora Kusari, menaxhere kryesore e EBRD.
Po ashtu në kuadër të kësaj jave të ndërmarrësisë, Cacttus Education më 13 nëntor, filluar nga ora 17:00 organizon diskutimin publik me temë “Becoming the Entrepreneur You Want to Be” në objektin e ICK-së. Folës kryesor gjatë këtij diskutimi do të jetë Visar Ramajli CEO i kompanisë KIVO dhe Aksionar në Cacttus Sh.a. Visari do të flasë më shumë për rrugëtimin e tij nga një startupper, deri tek një ndërmarrës i suksesshëm.
Comments are closed.