fbpx

9 metoda për t’u inspiruar si programer

Nganjëherë të qenurit programer është sfiduese, sidomos kur nuk ke një projekt interesant në të cilin mund të fokusohesh. Nëse edhe ju e keni problemin e njejtë, po ju ofrojmë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.

Rrini me programerë të tjerë.

Ky është burimi më i mirë i inspirimit, sepse natyrisht programerët e tjerë do të kenë ide të tjera. S’ka rëndësi nëse jeni vetëm miq që kodoni ndonjëherë së bashku, grup i programerëve etj. Ideja është që të bashkohen ide të ndryshme për të të dhënë një perspektivë të re.

Rrini edhe me persona që s’janë programerë.

Pikë së pari është e shëndetshme të rrethoheni me njerëz që ju bëjnë të lumtur dhe që ju sfidojnë mendimet. E dyta, ata mund të ju inspirojnë prej perspektivës së përdoruesit.

Krijoni një hapsirë pune të dedikuar për ju.

Sigurohuni të jetë një vend i qetë, ku mund të fokusoheni në kompjuterin tuaj. Sigurohuni që ulësja të jetë e rehatshme dhe që të keni ujë afër. Por ngrituni kohë pas kohe dhe lëvizni, mos qëndroni tërë ditën ulur.

Punoni në një ambient të mirë e zhvillues. 

Sigurohuni që softveri që jeni duke e përdorur t’ju japë fleksibilitet. Gjithmonë ruajeni punën tuaj duke bërë ‘backup’, pasi që humbja e punës që e ke krijuar është shumë dëshpëruese.

Mbani veshët hapur. 

Lexoni blog dhe artikuj prej programerëve që i respektoni. Zgjedhni disa tema të blogut që do t’i lexonit normalisht, dhe abonohuni në ndonjë blog. Por keni kujdes, kjo mund t’ju inkurajojë të lexoni më shumë kod sesa të shkruani, por mund të jetë edhe burim i shumë ideve të mira.

Lexoni kod të mirë. 

Mendoni se cilat softvere ju pëlqejnë si janë të ndërtuara, dhe shikoni se çfarë ‘source code’ kanë. Mund të mësoni shumë prej atij kodi, apo edhe më mirë, mund të gjeni mënyra se si ta përmirësoni atë softver.

Mësoni një gjuhë të re programuese. 

Kjo është një këshillë klasike, por që vazhdimisht sjell frute. Sa më shumë gjuhë që të dini, aq më lehtë do ta keni të zgjidhni probleme në cilëndo gjuhë programuese.

Krijojeni një projekt ‘lodër’

Është mirë ta keni një projekt, tek i cili mund të fokusohesh kur je i frustruar me projekte të tjera. S’ka rëndësi çfarë lloj projekti është përderisa është projekti yt. S’ka nevojë të jetë projekt i sukseshëm, por mjafton t’ju ndihmojë t’i lehtësoni frustrimet kur keni nevojë.

Kodojeni një lojë. 

Shumë njerëz mendojnë se është humbje kohe të kodosh lojëra, sepse shumica prej lojërave të pavarura nuk janë të sukseshme komercialisht. Por, nëse ti je person që ke dëshirë të luash lojëra, kodimi i një loje është proces terapeutik dhe në ndërkohë mund të mësoni shumë koncepte që ju hyjnë në punë. Për më tepër lojërat janë projekte të mira eksperimentuese, përmes të cilave mund të ushtroheni të krijoni edhe projekte të tjera.

Artikull i përshtatur nga: HalfFull

 

Comments are closed.