fbpx

Cacttus Education në bashkëpunim me USAID ofrojnë deri 80% bursë për studim për 20 studentë për vitin akademik 2018/19

Institucioni i Arsimit të Lartë Cacttus Education në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK” në partneritet me USAID ofrojnë bursë studimi deri 80% për 20 studentë të ri për vitin akademik 2018/2019.

“Partneriteti për Impaktin në TIK” është projekt i lansuar vitin e kaluar nga Cacttus Education në bashkëpunim me USAID. Ky projekt vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë. Projekti ka për qëllim që të ju ofroj studentëve njohuri dhe shkathtësi që i plotësojnë kërkesat e tregut të punës, veçanërisht për sektorin privat. Përmes këtyre shkathtësive që ofrohen në veçanti në fushën e teknologjisë informative (TIK), synohet që të plotësohen mangësitë e kësaj fushe në tregun e punës që paraqiten dukshëm si rrjedhojë e sistemit të arsimit në Kosovë.

Për të arritur qëllimet e këtij projekti, njeri prej tyre aftësimi për punë përmes shkollimit profesional, Cacttus Education në partneritet me USAID për vitin e dytë me radhë ofron 20 bursa që mbulojnë deri 80% të studimeve në fushën e teknologjisë së informacionit. Përmes këtyre bursave, 20 studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.

“Partneriteti për Impaktin në TIK” parasheh dy forma të modeleve për trajnimin e të rinjve. Njëra fokusohet në lehtësimin e mundësive të vetë-punësimit përmes ideve start-up nga brenda dhe jashtë, sipërmarrjes dhe mundësive të jashtme (outsourcing). Forma tjetër është ofrimi i aftësive dhe trajnimeve profesionale të nevojshme të kombinuara me punësim direkt përmes punëve praktike dhe vendeve të punës në kompani të ndryshme kosovare, disa prej të cilave tashmë janë partnerë që e mbështesin këtë projekt.

Cacttus Education si institucion i arsimit të lartë i nivelit të 5-të e dedikuar për teknologji informative, synon ta plotësojë mungesën e shkathtësive specifike të lidhura me tregun e punës dhe si rrjedhojë ta zvogëlojë hendekun e periudhës mes përfundimit të shkollimit dhe angazhimit në punë.

Klikoni KËTU për më shumë informata rreth bursës.

Comments are closed.