fbpx

Storje e Suksesit në WOW 3- Besiana Shehu

Projekti WOW (Women in Online Work) që implementohet nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe i financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID po vazhdon me implementimin e suksesshëm. I implementuar nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova, programi dita ditës po rrit numrin e të punësuarave përmes platformave online.

Ndër vajzat pjesëmarrëse në trajnimin WOW, që tashmë kanë gjetur punë, është edhe Besina Shehu. Kjo është storja e saj:

Jam Besiana Shehu, jetoj në Gjilan. Më pëlqen Yoga, dhe fushat e artit në përgjithësi, prandaj edhe mundohem t’i ndjek aktivitet kulturore që ndodhin në Kosovë. Më pelqejnë edhe aplikacionet që kanë të bëjnë me ‘enterior design’. Kam studiuar Shkenca Kompjuterike,në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Gjatë tri viteve të studimit kam qenë pjesëmarrëse në Shkollat Verore të organizuara nga UBT ku kemi prezantuar disa nga projektet të cilat janë zgjedhur ndër punimet më të mira të studentëve.

Për Upwork si platormë e punësimit online kisha dëgjuar edhe para se të filloja trajnimin në WOW, mirëpo gjatë trajnimit çdo javë e më shumë po i marr informatat e hollësishme, prandaj edhe jam familjarizuar goxha me Upwork. Personalisht, mund të them se kam patur fat pasi që për një kohë shumë të shkurtër e kam lidhur kontratën e parë për punë, ku me kanë dërguar ftesën për intervistë. U gëzova shumë kur e pashë që ishte një punë që kishte të bëjë direkt me fushën time të studimeve, përkatësisht me zhvillimin e një ‘website’, për një aplikacion i cili aktualisht është i zhvilluar për sistemin operativ iOS. Aplikacioni thirret Glint. Është një aplikacion ku përmes lojërave mund të njoftoheni me njerëz të rinjë. Klienti është nga Amerika.

Ishte interesante për mua mënyra e intervistimit (përmes mesazheve tekstuale në Upwork) si dhe mënyra e kontraktimit. Nuk më ka rastisë më herët të shoh kësi lloj kontraktimi për një punë, ishte menyrë shumë avangarde për një të ri Kosovar, pasi që jemi mësuar kryesisht me metodat klasike të komunikimit me punëdhënësin. Jam shumë e motivuar që do ta zhvilloj një ‘website’ që aktualisht ka vetëm përdoruesit e shumtë përmes aplikacionit mobil.

Jam e kënaqur që jam pjesë e programit WOW 3. Ka qenë shumë spontane mënyra se si kam aplikuar, mirëpo pastaj kur jam interesuar më shumë kam parë që WOW 1 dhe WOW 2 kanë pasur shumë sukses, me shumë dëshirë e prisja që të më kontaktonin. Kur mora lajmin se isha përzgjedhur të jem pjesë e WOW 3 u gëzova shumë. E dija që do jem pjesë e diçkaje të madhe, me vlerë dhe shumë progresive për mua në aspeketin profesional. Edhe më doli ashtu siç e paramendoja. Trajnerët me profesionalizmin e tyre po na motivojnë çdo javë që të jemi sa më të suksesshme e të pavaruara, në një vend ku punësimi i të rinjëve është një ndër problemet kryesore, e sidomos për femrat të cilat janë ende të margjinalizuara.

Përfaqësues nga Ministria për Zhvillim Ekonomik vizitojnë vajzat e WOW 3

Vajzat pjesëmarrëse në projektin WOW 3 për komunën e Prishtinës u vizituan sot nga përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, kryesuar nga Besa Zogaj Gashi. Gjatë vizitës, ata u njohën përsëafërmi me sukseset e vajzave pjesëmarrëse në trajnim.

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.

Përpos vajzave pjesëmarrëse në WOW, Zëvendës Ministrja për Zhvillim Ekonomik vizitoi edhe objektet e Cacttus Sha dhe Cacttus Education, që janë duke implementuar sukseshëm fazën e tretë të projektit WOW, në bashkëpunim me OJQ Ks-Kosova. Projekti WOW financohet nga Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Cilat janë profesionet më me perspektivë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit?

Jeni duke përzgjedhur karrierën tuaj ideale në fushën e IT-së? Dëshironi të dini se cilat janë punët në fushën e teknologjisë me më së shumti perspektivë, që janë më të kërkuarat, ofrojnë pagat më të mëdha dhe ofrojnë mundësitë më të mira të avancimit në profesion? Po e shpalosim një përmbledhje të cilën e kemi bërë për profesionet më të kërkuara dhe më me perspektivë në këtë fushë. Këto profesione pritet të jenë ndër profesionet me rritje më të madhe gjatë viteve 2010-2020 dhe paraqesin kërkesën më të madhe në treg për profesionistë të fushës së teknologjisë. Për më tepër, këto profesione konsiderohen si profesionet që ofrojnë mundësitë më të mira për avancim në karrierë.  Lexoni më shumë për të zbuluar profesionet më profitabile në fushën e teknologjisë:

ZHVILLUES I APLIKACIONEVE MOBILE

Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritje më të shpejtë në botë.  Tash, kur telefonat e mençur dhe tabletet vazhdojnë ta ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë, bëjmë biznes, dhe qasemi në lajme dhe informata të tjera argëtuese, kërkesa e tregut për aplikacione të reja inventivë është duke u rritur në një shkallë marramendëse.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 32% (shumë më shpejt sesa mesatarja)+
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 292.000 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare: 95.000$

ADMINISTRUES I TË DHËNAVE

Bizneset po akumulojnë sasi rekord të të dhënave digjitale, duke nxitur nevojën për Administratorë databazash që t’i ruajnë, organizojnë, analizojnë dhe sigurojnë këto të dhëna. Për më tepër, sa më shumë baza të dhënash që lidhen me Internet dhe “Cloud”, sigurimi i të dhënave do të bëhet më vital dhe kompleks; si rrjedhojë administratorët e databazave dhe zhvilliesit e ueb-it – sidomos ata me shkathtësi të sigurisë së informacioneve – do të punësohen për t’i mbrojtur bazat e të dhënave të korporatave nga hakerët dhe rreziqe e tjera që i kanosen sigurisë së të dhënave.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 30% (shumë më shpejt sesa mesatarja)+
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 270.000 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare: 90.000$

ZHVILLUES I UEB-IT

Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve paraqesin bizneset dhe ofertat e veta përmes internetit. Pasi që numri i produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion online vazhdon të rritet, zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it do të kenë rritje të mundësive të punësimit.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 22% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 65,700 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare: $91,000

ADMINISTRUES I RRJETEVE

Kërkesa për Administratorë të rrjetit do të vazhdojë të rritet pasi që organizatat investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje):28% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 96,600 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare: $69,000

INXHINIER SOFTVERIK

Kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe rritjen e vazhdueshëm të numrit të teknologjive të reja të rrjetit. (Network technologies). Prandaj, ngjajshmërisht, me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, nevoja për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike do ta rrisë nevojën e tregut për Inxhinierë të softuerit.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 30% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 270,900 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare: $90,000

IT SPECIALIST PËR SIGURI

Siguria mbetet brenga kryesore, për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët, për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të eskalojnë. Prandaj shkathtësitë në sigurinë me kompjuterë  janë në kërkesë të madhe në treg. E po ashtu sipas një ankete me IT ekzekutivë nga Computerworld’s 2012 vazhdimisht ka kërkesa për profesionistë me shkathtësi në sigurinë e informacioneve, madje ka mungesë të profesionistëve në këtë fushë.

  • Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 22% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
  • Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 65,700 punë/pozita të reja
  • Paga mesatare::$87,000

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për këto profesione. Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën. Vizitoni ueb faqen www.cacttus.education për tu informuar më hollësisht në lidhje me programet për studim.