U mbajt ceremonia e përfundimit të projektit WOW3
Sot u mbajt ceremonia që shënoi përfundimin e projektit WOW3. Ky projekt, që u shoqërua nga sukseset e vazhdueshme të vajzave që nën mbikqyrjen e mentorëve dhe udhëzimet e trajnerëve arritën të bëhen pjesë e tregut global të punës, u shënua me ceremoninë e çertifikimit të vajzave pjesëmarrëse në trajnim.
Projekti WOW3 (Women in Online Work3) është implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe është financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Ky projekt është implementuar nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, znj. Besa Zogaj-Gashi kontribuese dhe aktere e projektit WOW dhe mysafirë të tjerë. Gjatë ceremonisë u mbajtën disa fjalime, përfshirë këtu edhe tri fjalime nga vajzat më të sukseshme dhe inspiruese të projektit WOW3. Gjatë ceremonisë poashtu u shfaq dokumentari i krijuar për pjesëmarrëset e WOW3.
Me përfundimin e projektit WOW3, edhe 140 freelancere të reja u çertifikuan, dhe me njohuritë e fituara në Dizajn Grafik dhe Front End, pritet që të vazhdojnë karrierën duke u bërë pjesë e tregut global përmes platformave online siç është UpWork.
Pas ceremonies së çertifikimit, për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktej rasti për ta shënuar kështu me festivitet përfundimin e projektit WOW3 dhe suksesin e vajzave pjesëmarrëse që sapo kanë filluar karrierën e tyre si të vetëpunësuara në punë online.
Comments are closed.