Mbushen klasat e CacttuKids – Kodim, pica dhe argëtim
Ambienti i këndshëm i shkollës Cacttus Education, sot u bë edhe më i ngrohtë e me plot ngjyra nga prezenca e 50 fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët erdhën dhe provuan kodimin. Pas relaksimit me pica, lëngje, argëtim e shoqërim me njëri – tjetrin, ata u familjarizuan me klasat, trajnerët dhe programin e këtij kursi për kodim.
Këta fëmijë dhe tinejgjerë, kuptuan sot disa nga konceptet bazike të kodimit, duke prekur për së afërmi programin secili prej tyre. CacttuKids, u dha mundësinë që së paku për dy orë të bëhen programer ë të rinjë, për të ju zgjuar ëndërra e vizione edhe më të mëdha. Secili nga ta erdhi me entuziazëm, dëshirë, ide, ëndërra e vizione për të krijuar diçka. Ndërkaq, në CacttuKids, është vendi për krijimin e gjërave të reja. Përveç aftësive të kodimit, fëmijët dhe adoleshentët sot mësuan pak për diagramet, pak për gravitetin e pak edhe për algjebrën. Të gjitha bashkë të kombinuara, rezultuan më një robot në një lojë të modifikuar me funksionet që vet fëmijët i dhanë.. Përmes këtij tutoriali të modulit “Creative Coding through Games and Apps” të rinjtë arritën të krijojnë një lojë të vogël, e sfidat e të cilës vijnë gjatë javëve të ardhshme të kursit intensiv, i cili do të filloj më 1 gusht 2017. Ky kurs veror është i dedikuar për të gjithë të interesuarit nga mosha 7 deri në moshën 15 vjeçare, të cilët mund të vijnë të regjistrohen në ambientet tona ose ta bëjnë regjistrimin online.
Kursi veror do të zgjas gjithsej një muaj me një intensitet prej katër herë në javë. Të rinjtë mund të provojnë këtë eksperiencë të re këtë verë në CacttuKids, ku kanë mundësinë të eksplorojnë më shumë në fushën e teknologjisë, fushë kjo e cila u takon pikërisht atyre, të rinjve!
Fillo kursin për kodim të martën, më 1 gusht nga ora 17:00, eja, argëtohu dhe kodo.
Comments are closed.