fbpx

Tri shkathtësitë esenciale për tregun e punës të cilat duhet t’i kemi sipas Bill Gates

Bill Gates ka përmendur tri shkathtësitë që ai beson se do ta bëjnë dikë të suksesshëm në tregun e punës, dhe kjo teori përjashton këdo që nuk është i shkëlqyer në shkenca dhe numra.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, ndërmarrësi ikonë i teknologjisë dhe bashkëthemelues i Microsoft ka thënë që njerëzit me njohuri në këto fusha do të jenë më të kërkuarit në vitet që po vijnë: shkenca, inxhinieri dhe ekonomi.
Gjatë bisedës me kryeredaktorin e LinkedIn, Danile Roth, Gates thotë: “Unë mendoj se njohuritë bazike mbi shkencat, shkathtësitë matematikore dhe ekonomike janë me shumë rëndësi për karrierën në të ardhmen dhe personat që posedojnë këto njohuri do të kërkohen në të ardhmen”.

Nuk është patjetër e nevojshme të jesh në gjendje të shkruash kod, por duhet të jesh në gjendje ta dish se çfarë munden e çfarë nuk munden të bëjnë inxhinierët. Ndërmarrësi milioner shtoi se të punësuarit që kanë njohuri në këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”.

Gates së fundmi ka njoftuar se do ta kryesojë një fond me vlerë mbi 1 miliard dollarë për t’i luftuar ndryshimet klimatike duke investuar në mënyra të reja për prodhimin e energjisë së pastër.

Ai do ta udhëheqë një grup të investitorëve, pasuria e kombinuar e të cilëve arrin diku rreth 170 miliard dollarë, që përfshinë njerëz si Richard Branson, Jeff Bezos i kompanisë Amazon, dhe Jack Ma, themeluesi i grupit tregtar kinez Alibaba.

Si reagim ndaj fitores së Donald Trump në zgjedhje presidenciale, gjiganti i teknologjisë është treguar mjaft optimist. Ai së fundmi ka thënë se po shpreson të shohë një fitore të dyfishtë në inovacion dhe përkujdesje shëndetësore, edukim dhe energji, duke shtuar se Amerika është duke “shkuar drejt një faze të re.”

Comments are closed.