fbpx

Kodimi kreativ përmes aplikacioneve dhe lojërave

Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët do të kenë mundësi të ndjekin modulin “Creative Coding through Games and Apps”, i cili është pjesë e Microsoft Imagine Academy.

Përpos për të rinjtë që tashmë janë të motivuar dhe janë kurreshtarë për kodimin, “Creative Coding through Games and Apps” është e dedikuar edhe për nxënësit që kanë shprehur interesim në programim por që nuk kanë përvojë të mëparshme dhe u mungon vetëbesimi në shkathësitë e tyre teknike. Ndonëse zakonisht trajnimet e programimit u dedikohen fëmijëve që kanë shkathësi shumë të mira logjike e matematike, “Creative Coding through Games and Apps” nuk u dedikohet vetëm atyre studentëve. Në fakt ky planprogram është i dizajnuar për nxënës të ndryshëm dhe synon të fokusohet në kreativitet, rëndësinë e kodimit dhe rezultate të prekshme.

“Creative Coding through Games and Apps” është i dizajnuar për t’i arritur këto qëllime:

  • Të ngjallë interesimin e studentëve (diverse students) për shkenca kompjuterike
  • T’i mësojë bazat e programimit dhe zgjidhjes së problemeve
  • Të krijojë vetëbesim tek fëmijët në përdorimin e teknologjisë
  • Të strehojë kreativitetin, kuriozitetin dhe bashkëpunimin
  • Të mësojë se si paisjet kompjuterike mund të përdoren për të për të krijuar produkte reale që kryejnë funksione të caktuara dhe që gjejnë përdorim

Studentët që suksesshëm e përfundojnë këtë trajnim do të mund të:

  • Tregojnë dhe përshkruajnë se çfarë është një program kompjuterik
  • Përdorin dhe implementojnë struktura të zakonshme për kontrollim të programeve
  • Lexojnë kod në ambient të Touch Develop dhe ta përshkruajnë se çfarë bën ai kod
  • Krijojnë dhe publikojnë aplikacione dhe lojëra përmes Touch Develop

“Creative Coding through Games and Apps” përdorë Touch Develop për t’i njoftuar studentët me konceptet themelore të programimit, përmes një serie të mësimeve interaktive që zgjerohen me idetë në mësimet paraprake. Në pjesën më të madhe të orëve , studentët njoftohen me koncepte të reja përmes videove me instruksione në ambientin për programim. Pasi që të njoftohen me konceptin, studentët udhëzohen se si të shkruajnë kod dhe ta ushtrojnë atë kocept. Gjatë progresit të njësive mësimore, zvogëlohet mbikqyrja dhe studentët inkurajohen të shkruajnë kod të pavarur. Si përfundim, përmes njësive mësimore studentët drejtohen dhe inkurajohen që të përfundojnë projekte pa pasur nevojë për këshillim të vazhdueshëm. Poashtu, si rezultat i këtyre projekteve, të rinjtë do të forcojnë konceptet e mësuara dhe do të inkurajohen që të jenë kreativ  e të eksplorojnë më tutje.

“Creative Coding through Games and Apps” prezanton koncepte brenda kontekstit të lojërave, aplikacioneve dhe enigmave. Për shembull, kur pyeten lidhur me ‘conditionals’ mund të kërkohet prej studentëve që ta kompletojnë një lojë gjysëmfunksionale duke shtuar logjikën e nevojshme ‘conditional’ kushtëzore, për ta kompletuar lojën. Me përparimin e kursit, studentët do të jenë në gjendje që të krijojnë e bashkojnë koncepte të ndryshme duke krijuar edhe aplikacione të thjeshta apo lojëra origjinale. Për fund, studentët do të shtojnë ide tek lojërat e njëritjetrit dhe do i japin vlerë atyre duke i publikuar dhe shpërndarë lojërat dhe aplikacionet që ata vet i  kanë krijuar.

Comments are closed.