fbpx

Ekonomia e së ardhmes ka nevojë ndërtimin e fuqisë punëtore në STEM |Shkenca, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë

STEM është zhvillimi i një kurrikule të bazuar në idenë e edukimit të studentëve në katër disiplina-Shkenca, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. STEM i integron këto katër disiplina së bashku dhe modelin e të mësuarit e bazon në aplikimet që këto disiplina i kanë në botën reale. 

Kombi duhet të përgatisë profesionistët e rinjë për një ekonomi të cilën ndonëse nuk mund ta parashikojmë, jemi të sigurtë që do të jetë ndryshe. Sfida kryesore është të sigurohemi që që ndryshimet në sistemin arsimor  i përmbushin nevojat e TË GJITHË studentëve, e jo vetëm të disave që janë më të sukseshëm.

Pra çfarë mund të bëjmë në komunitetet tona sot, për t’u përgatitur për 2030?

Fatmirësisht, ka shumë mundësi për të mbushur zbrastësinë në shkathësi. Forbes së fundmi ka bërë profilin e një përpjekjeje të tillë. Projekti Lead the Way është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare që ju shërben miliona studentëve që nga arsimimi parashkollor e deri në shkollë të mesme. Programi Lead the Way është një program për inxhinieri, shkenca kompjuterike dhe programin e shkencës bio-mjekësore, që përdor mësimin në bazë të projekteve për të angazhuar studentët në mësimnxënien në STEM, dhe plotëson kurrikulumin bazë shkollor të shkollave.

Për të mbështetur sa më mirë nevojat e studentëve në komunitetin tonë, ne duhet të punojmë në secilin nivel të qeverisë, nga aftat shkurt në afatgjatë, dhe të përfshijmë zërat e atyre që nuk i shohim shpesh në tryezat e diskutimeve për këto qështje, përfshirë studentët, familjet dhe mësimdhënësit.

Ne poashtu duhet të shfrytëzojmë secilën mundësi dhe program për të mbështetur ndryshimet pozitive. Përshtatja e sistemit arsimor për të plotësuar nevojat afatgjata të kombit është një proces kompleks që sjell shumë sfida, por përmes një kombinimi te dëgjimit, mësimit dhe punës së bashku, kjo mund të arrihet. Programet sikurse projekti Lead the Way, KC STEM Alliance, si dhe qindra zëra të përfshirë në rimendimin e arsimimit (Rethink Education), të gjitha çojnë drejtë mundësive.

Ne mund të punojmë sëbashku për një qëllim, që deri në vitin 2030 secili student të përgatitet për të arritur sfidat e ekonomisë.

Artikull i përshtatur nga www.kauffman.org
Comments are closed.