fbpx

Si të filloni të mësoni Java, njërën ndër gjuhët më të njohura programuese

Java është njëra ndër gjuhët më të njohura programuese që ka zbatim të gjerë në fushën e programimit. Java është shkathtësi shumë e domosdoshme për t’u mësuar nëse dëshiron ta fillosh një karrierë në programim.

Çka duhet të dini rreth Java:

Java është gjuhë e thjeshtë: Java është e lehtë për t’u mësuar, dhe sintaksa e saj është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar. Është e bazuar në C++ që e bën edhe më të lehtë për t’u mësuar për programerët që kanë njohuri në C++.

Java është gjuhë e pavarur nga platforma: Programet e shkruara në gjuhën programuese Java, pas përpilimit konvertohen në një gjuhë ndërmjetësuese që quhet bytecode, që funksionon pa marrë parasysh platformën ku programi ekzekutohet.  Kjo e bën Java-n shum të lehtë për t’u bartur pasi që bytecodes të Java-s mund të ekzekutohen në cilëndo pajisje, përmes Java Virtual Machine (JVM).

Java është gjuhë programuese e orientuar në objekte: OOP e bën tërë programin më të thjeshtë, duke e ndarë në një numër objektesh. Objektet mund të përdoren si një urë për kalimin e të dhënave nga një funksion në tjetrin.

Java është një gjuhë e rëndësishme: Gjuha programuese Java është gjuhë e besueshme, që përdoret në aplikacione të ndryshme, që kanë rëndësi të veçantë. Këtu hyjnë aplikacionet duke filluar nga Blu-ray players e deri tek sistemet e navigacionit. Prandaj Java është një gjuhë mjaft e sukseshme përdorimi i së cilës do të vazhdojë të rritet nga dita në ditë.

Nëse dëshironi ta mësoni këtë gjuhë programuese atëherë i kemi disa këshilla për ju.

Filloni me njohuritë bazike:
Mësimi i njohurive bazike për Java është vendi më i mirë për të filluar. Mbani mend, të gjithë fillojnë në pikën e njejtë, por nëse vazhdoni me këmbëngulje, mund t’ia dilni me sukses. Një burim i mirë për fillestarë që mund ta përdorni është Java Programming Basics.

Praktikoni kodimin:
Pasi t’i keni kuptuar gjërat bazike, mënyra më e mirë për t’i avancuar shkathtësitë është t’i praktikoni në vazhdimësi.

Lexoni rregullisht:
Vazhdimisht lexoni rreth temave të ndryshme në Java dhe provoni të eksploroni më shumë. Kjo do t’ju ndihmojë ta mbani interesimin në Java.

Mësoni në grupe:
Mësimi në grupe është mënyrë e mirë për të mësuar diçka. Në këtë mënyrë ju mund të mësoni rreth gjërave të reja dhe të shkëmbeni ide që mund t’i diskutoni dhe të zgjidhni probleme aty për aty.

Për ju që dëshironi ta mësoni dhe praktikoni gjuhën programuese Java në një mjedis të përshtatshëm nën mbikqyrjen e një instruktori të kualifikuar atëherë mund të bëheni pjesë trajnimeve që ofrohen nga Cacttus Education. Cacttus Education është një prej institucioneve më të kualifikuara në vend për trajnimet e fushës së teknologjisë. Për fillestarë, Cacttus Education ofron trajnimin Java Fundamentals, ku si elementare mësohen instalimi dhe konfigurimi, shprehjet në Java, Programimi i Orientuar në Objekte etj.

Për më shume informata rreth trajnimit klikoni KËTU.

 

Artikull i përshtatur nga: geeksforgeeks.org
Comments are closed.