Cacttus Education ishte pjesë e panairit dhe konferencës “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”
Cacttus Education mori pjesë në aktivitetet e organizuara për të shënuar “Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Në kuadër të aktiviteteve ishte edhe konferenca “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës” si dhe panairi “Promovimi i mësimit gjatë gjithës jetës”.
Pjesë e konferencës ishte drejtori ekzekutiv i Cacttus Education Z. Besim Ilazi, i cili foli në kuadër të panelit “Ndërlidhja e Aftësimit Profesional- Certifikimi dhe Inovacioni”. Z. Ilazi gjatë panelit foli më gjerësisht rreth ndërlidhjes së arsimit, specifikisht atij profesional me tregun e punës dhe për përparësitë e angazhimit të më shumë studentëve në studime profesionale në fushën e teknologjisë.
Në kuadër të konferencës u mbajt edhe panairi “Promovimi i mësimit gjatë gjithës jetës”. Në kuadër të këtij panairi vizitorët patën rastin të vizitojnë shtandin e Cacttus Education dhe të informohen më shumë rreth mundësive për studim, trajnimeve dhe programeve që i ofron Cacttus Education.
Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës u organizuan nga Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ dhe organizata të tjera. Kurse Cacttus Education edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë pjesë e organizimeve të tilla, që si qëllim kanë avancimin e të rinjëve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në përgjithësi.
Comments are closed.