Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike
Pozita: Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike
Qëllimi:
Praktikanti/Praktikantja në Dizajn Grafik mbështetë departamentin marketingut dhe kompaninë përmes përgatitjes së materialeve të shtypura, paraqitjeve në media digjitale, ueb, fotografi, video, asiston në zhvillimin dhe dizajnimin e infografikave, logove, materialeve të ndryshme promovuese dhe kryen detyra të tjera kreative që i caktohen. Praktikanti/Praktikantja në Dizajn Grafik i raporton Drejtorit të kompanisë dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrtarin/en e Marketingut.
Përgjegjësitë:
- Punon përsëafërmi me Menaxherin/en e Marketingut për të dizajnuar materialet e marketingut dhe asiston me konceptet kreative.
- Përgatitë dhe dizajnon imazhe për postim në media sociale dhe blog;
- Asiston me uebfaqen dhe përditësimet e blogut;
- Krijon verzione të ndryshme të dizajneve dhe logove;
- Asiston me realizimin dhe përgaditjen e videove dhe fotografive;
- Rekomandon, dizajnon, siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit;
- Punon me sisteme të ndryshme për menaxhim të përmbajtjes;
- Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit të drejtëpërdrejtë.
Kërkesat:
- Shkathtësi në Photoshop, Ilustrator, WordPress dhe softverë të tjerë të dizajnit visual;
- Aftësi për të realizuar dhe komunikuar qartë konceptet dhe idetë e dizajnit;
- Shkathtësi të mira komunikuese;
- Eshtë i/e interesuar të mësojë dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë.
Si të aplikoni:
CV-në tuaj së bashku me Letrën motivuese duhet t’i dërgoni në adresën elektronike në info@cacttus.education duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike’’, jo më larg se 23.11.2018. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. CACTTUS EDUCATION është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta.
Comments are closed.