fbpx

Si t’i avanconi shkathtësitë digjitale për ekonominë e së ardhmes

Sfida e epokës digjitale është mungesa e individëve të talentuar që na mundësojnë të ecim përpara drejt së ardhmes. Në një të ardhme të fokusuar drejt inteligjencës artificiale ekonomia ka nevojë më shumë se kurdoherë për profesionistë të fushës së teknologjisë si: zhvillues, arkitektë të AI (artificial intelligence), dizajnerë, integrues të sistemeve etj.

Ka shumë mënyra se si ju mund të përgatiteni për ndryshimet që po vijnë në fushën e ekonomisë dhe profesioneve në fushën e teknologjisë. Më poshtë i kemi listuar disa prej tyre.

Vazhdoni të mësoni, vazhdoni të avancoheni
Në fushën e teknologjisë, një diplomë mund të ju ndihmojë të gjeni punë pas përfundimit të shkollës, por gjërat që i mësoni gjatë atyre viteve të studimit shumë shpejt vjetërsohen. Prandaj mund të ndiqni  programe dhe certifikime profesionale që të mundësojnë inkuadrim më të shpejtë në punë, dhe të japin një shtytje për avancim të vazhdueshëm në drejtimin që dëshiron ta ndjekësh.

Orintohu nga ndërmarrësia
Punët e thjeshta apo komplekse të kryera në kompani po automatizohen dhe po zëvendesohen nga AI , por asnjë algoritëm nuk mund te adaptohet për të kryer detyrën e një sipërmarrësi të aftë që e ndjenë se kur kompanisë i duhet diçka e re.  Vetëm qenia njerëzore e ka këtë aftësi. Prandaj personat që kanë sukses në këtë drejtim do të jenë ata që do t’i udheheqin këto makineri për ti kryer shërbimet e nevojshme.

Të jeni kreativ
Sistemet e inteligjencës artificiale do të kenë aftësitë digjitale për t‘i shtyer kompanitë përpara nga ana ekonomike, por kjo nuk është e mjaftueshme për kohën në të cilën po jetojmë. Sot kompanive i duhet kreativiteti nga fusha të ndryshme, për të kryer punët me sukses dhe për ta bërë të mundur komunikimin me tregun.

Të jeni të hapur ndaj ndryshimeve teknologjike
Bota e teknologjise është duke evoluar me shpejtësi. Duhet të jemi të hapur ndaj ndryshimeve dhe të adaptohemi me ambientin e ri teknologjik.

Të mendojmë si ekip
Bashkëpunimi është çelësi kryesor. Ekipet (organizatat) më të suksesshme janë ato që kanë një llojshmëri të roleve brenda ekipit , kjo ua mundëson të shohin çdo situatë nga perspektiva të ndryshme.

Artikull i përshtatur nga Forbes.

Comments are closed.