fbpx

Sa e rёndёsishme ёshtё teknologjia nё edukim?

Ekzistojnё arsye tё panumёrta pse teknologjia ёshtё aspekt kyç i të mësuarit nё shkollё. E pёlqejmё ose jo, teknologjia ёshtё kudo, dhe studentёt tanё duhet patjetёr tё njohin teknologjinё nё mёnyrё qё të tregohen të sukseshëm në të ardhmen.

Por cilat janë arsyet pse teknologjia ёshtё e rёndёsishme nё edukim? Në vijim i kemi listuar disa prej tyre:

Fёmijët janё autokton tё digjitalizimit
Fёmijёt e njohin teknologjinё mё mirё se shumica e tё rriturve. Ёshtё bёrё mёnyra mё e lehtё qё ata mёsojnё, sepse ёshtё pjesё pёrbёrёse e jetёs sё tyre. Inkuadrimi i teknologjisё nё klasa, jo vetёm qё i ka ndihmuar fёmijёt tё mёsojnё mё mirё, por gjithashtu ata fitojnё aftёsi tё mira tё kryejnë detyra tё ndryshme.

Fёmijёt mund tё mёsojnё me ritmin e tyre
Fёmijёt mёsojnё me ritmin e tyre. Me integrimin e teknologjisё nё edukim, fёmijёt kanё aftёsinё pёr tё ngadalёsuar ritmin. Ata mund t’ju kthehen edhe njëherë mёsimeve të kaluara, përderisa fёmijёt mё tё avancuar mund tё vazhdojnë për tek njësitë e reja.

Me teknologji, nuk ka limite
Duke pasur qasje nё informacionet tjera pёrveç librave, teknologjia mundëson fëmijëve të gjejnë mënyra të reja për të mësuar gjërat. Madje edhe mёsuesit mund tё përfitojnё nga mёnyrat tjera mё kreative tё mёsimit. Teknologjia ndihmon qё mёsimi tё jetё sa mё kuptimplotё dhe zbavitёs. Ndërsa studentёt gjithashtu janё nё gjendje tё bashkёpunojnё me shokёt e klasёs pёrmes aplikacioneve tё teknologjisё.

Teknologjia mban fёmijёt tё angazhuar
Studentёt e kёtij brezi konsiderohen si nxёnёsit e teknologjisё. Ata mёsojnё tё jenё mё interaktiv, dhe teknologjia i ndihmon ata pёr ta bёrё kёtё.

Teknologjia ёshtё e nevojshme pёr tё pasur sukses jashtё edukimit fillor dhe tё mesёm
Na pёlqen ose jo, teknologjia ёshtё njё koncept thelbёsor pёr ta mёsuar. Pёr shkak se ndryshon shumё shpejt, fёmijёt janё mё tё mirё nё mёsimin e shpejtë. Nё ditёt e sotme, teknologjia ёshtё mё shumё se sa thjesht tё mёsuarit e njohurive bazike tё kompjuterit. Sot teknologjia ёshtё bёrё pjesё e çdo aspekti tё jetёs sonё, dhe studentёt qё e kuptojnё teknologjinë janё ata qё do të kenё sukses në të ardhmen.

Artikull i përshtatur nga: Pine Cove
Comments are closed.