Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjimnazin “Xhevdet Doda” në kuadër të programit ASSET
Cacttus Education ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gjimnazin “Xhevdet Doda”, në kuadër të programit After School Support for Teens (ASSET), i përkrahur nga USAID dhe i mbështetur nga Ministria për Arsim Shkencë dhe Teknologji (MASHT). Ky program ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë Kosovar, duke krijuar një botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.
Përmes këtij bashkëpunimi Cacttus Education synon që përmes përfshirjes në punë praktike t’ju mundësojë të rinjëve të kuptojnë më mirë nevojat e tregut të punës dhe njëkohësisht të paisen me shkathtësi të ndryshme që do t’ju nevoiten në të ardhmen, për punësim.
Cacttus Education do të vazhdojë me përkrahjen dhe mbështetjen e të rinjëve, sidomos në fushën e teknologjisë, përmes bashkëpunimeve të ndryshme që kanë për synim përkrahjen dhe avancimin e të rinjëve në fushën e TIK-ut.
Comments are closed.