fbpx

6 arsye pse fëmijët duhet të përfshihen në teknologji

Periudha në të cilën po jetojmë është një periudhë digjitale, ku teknologjia ka ndikim të madh. Pasi që shumë profesione po orientohen nga teknologjia është e natyrshme që gjeneratat e reja të drejtohen më shumë nga fusha e teknologjisë. Por, ka rëndësi të veçantë që fëmijët të të kenë mundësi të njoftohen më mirë me fushën e teknologjisë edhe para se të fillojnë të studiojnë në atë fushë. Ja përse:

1. Teknologjia është një nga industritë me rritjen më të shpejtë
Punëtorët e shkathët në teknologji vazhdimisht janë në kërkesë dhe kjo kërkesë vazhdimisht po rritet. Njoftimi i fëmijëve qysh në moshë të hershme me teknologjinë dhe parimet e kodimit ju ndihmon fëmijëve që më lehtë në të ardhmen të angazhohen në profesionet e të ardhmes. Ndër profesionet e të ardhmes llogariten profesionet si: zhvillues të ueb-it, arkitektë të IT-së, administratorët e sistemeve etj.

2. Mësimnxënia është më e lartë gjatë fëmijërisë
Ndoshta keni dëgjuar se koha më e mirë për ta mësuar një gjuhë të dytë është gjatë fëmijërisë. Kjo është e vërtetë. Sipas Riggs Institute, truri i fëmijës është në gjendje të absorvojë sasi më të mëdha informatash sesa të rriturit. Kur mendoni për një gjuhë të dytë ndoshta ju shkon në mendje frëngjishtja, apo gjermanishtja, por pse të mos konsiderohen edhe gjuhët programuese si HTML dhe JavaScript?

3. Fëmijët mund të fitojnë përparësi në klasë
Mësimi i shkathtësive bazike të kodimit ka ndikim shumë të madh dhe edhe përtej ambientit profesional. Kodimi zhvillon shkathtësitë për zgjidhje të problemeve, kurse shkathtësitë që mësohen me kodim janë të nevojshme për sukses edhe në lëndë tjera akademike. Përvetësimi i shkathtësive të kodimit ju japin fëmijëve përparësi edhe në mësimin e lëndëve të tjera.

4. Dhe mësojnë edhe gjëra të reja jashtë klasës
Edhe pse teknologjia është pjesë e madhe e jetës sonë të përditshme, shkollat akoma kanë sfida sa i përket përfshirjes së teknologjisë në implementimin e kurrikulumit, në mënyrë që të përgatiten fëmijët për sukses në industrinë e teknologjisë. Burimet si Minecraft’s Education Edition, the iniciativa Hour of Code dhe Pluralsight’s free courses for kids i ekspozojnë fëmijët ndaj temave teknike por në mënyrë argëtuese.

5. Ndihmon në identfikimin e shkathtësive dhe talenteve qysh në moshë të hershme
Sa më herët që ta gjejmë talentin tonë na mundëson që të kemi më shumë kohë për të punuar në atë drejtim. Mësimi i kodimit në moshë të re ju mundëson fëmijëve të eksplorojnë gjëra të ndryshme e të reja që nxisin interesimin e tyre.

6. Zhvillon dhe krijon vlera të të qenurit qytetar digjital
Mjedisi ku jetojmë ka ndryshuar shumë që nga 10 vitet e fundit. Fëmijët sot janë të njohur me teknologjinë qysh në moshë të hershme, që e bën të lehtë mësimin e gjërave të reja që janë të lidhura me teknologjinë. Kur fëmijët i kuptojnë më mirë implikimet dhe origjinën e teknologjisë kjo i shtyen që të jenë më të përgjegjshëm dhe poashtu t’i kuptojnë më mirë mundësitë që i ofron bota sot.

 

Artikull i përshtatur nga Pluralsight
Comments are closed.