10 shkathtësi kyçe që ekspertët i kërkojnë kur përzgjedhin rezymetë
Përzgjedhja mes grumbujve të cover letters dhe rezumeve është pjesë e procesit të rekrutimit. Por edhe pse kandidatët mund të përfshijë një numër të madh të shkathësive apo aftësive, jo të gjitha janë të rëndësishme për punëdhënësin. Por, në vijim do të paraqesim disa prej tipareve, apo shkathtësive që u bijnë në sy punëdhënësve.
- Paraqitja e vlerave
Është e rëndësishme të ceken pozitat që i ke pasur me një shumë të caktuar parashë që kanë ardhur si rrjedhojë e vendimeve që i ke marrë, sepse kjo e reflekton dhe e bën më të dukshme se ti si individ je në gjendje të marrësh vendime të mira për kompaninë.
- Lidhni shkathtësitë me rezultate
Shkathtësitë teknike janë të mira, por edhe më mirë është kur tregon se cilat problem i ke zgjidhur me ato shkathësi. Prandaj bëni që rezymeja juaj të reflektojë rezultatet që i ke arritur dhe cilat shkathtësi i keni përdorur për t’i arritur ato rezulate.
- Kumuniko qartë
Të dhënat që i përfshinë në CV apo rezyme duhet të jenë të detajuara mirë, e poashtu duhet të tregojnë se je në gjendje të komunikosh mirë e qartë me personat tek të cilët raporton.
- Shkruaj bukur
Në këtë rast të shkruash bukur është të shkruash pa gabime dhe të jesh në gjendje t’i shprehësh mendimet në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur mirë. Është befasuese se sa shumë prej kandidatëve që aplikojnë për punë ju mungojnë shkathtësitë elementare në të shkruar, prandaj nëse shkruan bukur, shumë lehtë zhvendoseni në krye të listës së personave që do të ftohen në intervistë.
- Përshtatesh lehtë
Në tregun dinamik të punës, një kompani ka nevojë për punëtorë që janë fleksibil dhe janë në gjendje të adaptohen lehtë. Personat që adaptohen lehtë jo vetëm që janë në gjendje të reagojnë më shpejtë në rrethana të ndryshueshme në fushën e biznesit, por zakonisht janë në gjendje të menaxhojnë detyra të ndryshme njëkohësisht.
- Tregoni rritje në punë
Kjo zakonisht shprehet përmes rritjes në pozitë brenda një kompanie. Në përgjithësi, kjo do të thotë se ke filluar mirë në rolin e tënd në fillim dhe ke performuar mjaft mirë në vijim sa për të dëshmuar se ke gatishmëri për të marrë më shumë përgjegjësi.
- Posedoni shkathtësi të një lideri
Punëdhënësit preferojnë shkathtësi të menaxhimit të programeve dhe projekteve para shkathtësive teknike. Kur një aplikant mund të demonstrojë se posedojnë shkathtësinë për të lehtësuar projektet sukseshëm, kjo tregon se ata posedojnë shkathtësi të mira të lidershipit.
- Mendoni në mënyrë kritike
Vet mënyra se si një rezyme është e përpiluar jep më shumë informata për kandidatin, dhe flet për aftësinë e personit për të përzgjedhur atë që është më të vërtetë e rëndësishme, prej shumë opsioneve të tjera. Aftësia për të menduar në mënyrë kritike dhe për t’u koncentruar në aspektet e rëndësishme, duke anashkaluar informatat që nuk janë të rëndësishme, është njëra ndër shkathtësitë kryesore që duhet ta keni parasyshë.
- Flisni për qëllimet
Kur punëdhënësit potencial lexojnë rezymetë, kandidatët që shkruajnë për qëllimet që i kanë caktuar dhe i kanë arritur bijnë në sy më së shumti. Duke mësuar për qëllimet e aplikuesve për të ardhmen (qëllimet afat-gjata dhe afat-shkurta) dhe si ja kanë arritur t’i realizojnë objektivat e kaluara janë një pasqyrë e mirë e etikës së punës dhe shkathtësive për zgjdhjen e problemeve.
- Keni integritet
Edhe pse shkathtësitë janë mjaft të rëndësishme, punëdhënësit preferojnë integritetin. Shkathtësitë mund të zhvillohen, por një person jo i sinqertë, pa marrë parasyh se sa i shkathët është gjithmonë do të ketë vështirësi në fitimin e besimit të plotë. Warren Buffet ka thënë: “Kërkojini këto tri kualitete: integritetin, inteligjencën dhe energjinë. Dhe nëse ju mungon e para, dy të tjerat do t’ju dëmtojnë.”
Comments are closed.