20 fraza qesharake që përdoren nga programerët
Në zhargonin e fjalëve që përdoren nga programerët i kemi përzgjedhur disa që janë më qesharaket:
Yoda Conditions: Kur një programmer shruan kushtet për një pjesë të kodit nryshe nga si shkruhen zakonisht. (Psh. Në vend që të shkruhet if(variable == constant), kodi thotë if(constant == variable).)
Smug Report: një raport për ‘bug’ që parashtrohet nga një përdorues që mendon se është i gjithëdijshëm, edhe pse s’ka njohuri.
A duck: Një tipar që shtohet veçanërisht për të tërhjekur vëmendjen e menagjmentit për ta larguar, në mënyrë që të shmangen kërkesat për ndryshime të tjera në program.
Refuctoring: Marrja e një pjese kodi të dizajnuar mirë, dhe modifikimi i tij, në mënyrë që të bëhet e pamundur mirëmbajtja e tij nga persona të tjerë përpos programerit që e ka dizajnuar.
Heisenbug: Nga fjala “Heisenberg,” që është parim i mekanikës kuantike.Heisenbug është një ‘bug’ që zhduket ose ndryshon karakteristikat e veta kur bëhen përpjekje për ta studiuar.
Jimmy: Emër i përgjithshëm për një programmer të ri ose pa përvojë.
Higgs Bugson: Edhe një ‘bug’ tjetër i bazuar në fenomen të fizikës. Një Higgs Bugson është një ‘bug’ që parashihet të ekzistojë hipotetikisht bazuar në kushte të tjera, dhe që është vështirë të prodhohet.
Unicorny: Një ‘feature’ që është në fazat aq të hershme të planifikimit sa që llogaritet si imagjinare.
Hindenbug: Një ‘bug’ katastrofik që shkatërron të dhënat.
Fear-driven development: Kur menaxhmenti i projektit shton më shumë presion mbi programerët, p.sh. përmes shkarkimit të inxhinierëve.
Hydra: Një ‘bug’ që i shton dy ‘bugs’ të tjerë kur bëhen përpjekje për ta larguar.
Common Law Feature: Një ‘bug’ që ka ekzistuar për kohë mjaft të gjatë, sa që më nuk shihet si ‘bug’, por si ‘feature’.
Loch Ness Monster bug: Një ‘bug’ që është detektuar apo parë vetëm nga një person.
Rubberducking: Bashkëbisedimet me inxhinierë të tjerë për ta zgjidhur problemin.
Banana banana banana: Teksti që vendoset në kodin që nuk është implementuar akoma.
Reality 101 failure: Krijimi i një programi që është krijuar sipas specifikacioneve dhe që punon mirë, por problemi të cilin është dashur ta zgjidhë është keqkuptuar, prandaj programi është i padobishëm.
Mad girlfriend bug: Kur shihni se diçka e çuditshme po ndodhë, por softveri po ju thotë se gjithçka është në rregull.
Hooker code: Kodi që është problematik dhe që e prishë stabilitetin e aplikacionit.
Jenga code: I gjithë programi pëson kolaps kur e ndryshon vetëm një vijë të vetme kodi.
Comments are closed.