fbpx

Shaqir Maliqi, IT Support Technician në Cacttus

Shaqir Maliqi është student i vitit të parë në Cacttus Education, ku studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Ai njëkohësisht është angazhuar në punë praktike në fushën e IT-së në Cacttus Education, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Për përvojën e tij në përzgjedhjen e fushës së studimeve, Shaqiri tregon:

Zgjedhja e programit të studimit kuptohet që ka qenë e vështirë. Si çdo nxënës që pas përfundimit të shkollimit të mesëm ka vështirësi në zgjdhjen e drejtimit ku ai dëshiron të vazhdojë, ashtu kam pasur edhe unë vështirësi. Drejtimi që unë e studioj, ka prespektivë. Unë e konsideroj që ne po jetojmë në kohën e teknologjisë, ku teknologjia po ecën shumë shpejt. Arsyeja pse kam zgjedhur drejtimin Administrimin e Rrjetave dhe Sistemeve Operative është sepse në treg ka më pak konkurencë dhe shumë kërkesa për punë. Përpos kësaj, përgatitja profesionale edhe për tregun e jashtëm të punës më nxiti që të vazhdoj në këtë drejtim.

 

Si çdo fillim, edhe fillimi i vitit të parë në Cacttus Education ishte sfidues. Por fatmirësisht, në Cacttus gjeta ngrohtësinë dhe komoditetin e duhur për t’u frymëzuar dhe për të vazhduar më tej. Edhe studentët edhe stafi ishin të përkryer për ta bërë njëri tjetrin të ndjehet si në shtëpinë e tyre. Fundja, Cacttus me të vërtetë u bë shtëpia jonë e dytë.

 

Planet e mia për të ardhmen janë të profesionalizohem më tej në drejtimin tim në Cacttus Education, gjë që Cacttus veç na e ofron çdo ditë. Në fund shpresoj të punësohem apo të vazhdoj t’a përcjellë atë që unë kam mësuar gjatë këtyre dy viteve.

Cacttus Education do të vazhdojë me angazhimin e studentëve në punë praktike, për t’ju mundësuar që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.

Comments are closed.