fbpx

Trajnimet online me Cacttus Education- tregon Alisa Shabanaj

Cacttus Education po mban sukseshëm trajnimet online: Front End Web Development, Java Fundamentals e Microsoft Excel.

Alisa Shabanaj, që po ndjek trajnimin “Front End Web Development” për përvojën e saj me trajnimet online tregon:

Unë jam Alisa Shabanaj nga Deçani. Jam duke ndjekur studimet e bachelorit në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri . Është hera e parë që po ndjek një trajnim online. Ka qenë një përvojë sfiduese për shkak të gjendjes që ndodhemi tani, por jemi munduar të fokusohemi sa më shumë që t’i arrijmë objektivat tona.

 

Ishte jashtëzakonisht e lehtë të ndiqen ligjëratat online, falë platformës online dhe trajnerit tonë që ishte tepër inkurajues dhe i motivuar të komunikojë me ne.

 

Përparësitë e ndjekjes së trajnimit online ishin: mundësia të jemi më të hapur dhe komunikues si dhe rehatia e ndjekjes së  trajnimit nga ambienti shtëpiak . Gjatë gjithë trajnimit gjithçka ishte mbresëlënëse.

 

Synoj të marr pjesë edhe në trajnime tjera, fokusi është tek gjuhët programuese .

Ndiq trajnime online. Mos e pauzo avancimin tënd!

Comments are closed.