fbpx

Studentët janë duke kërkuar rrugë të reja drejt punësimit

Studentët shkojnë në kolegje dhe universitete për t’u përgatitur për punë, por nuk janë duke mësuar shkathtësitë e duhura!

Sipas një hulumtimi të fundit në fushën e edukimit, ka një rënie prej 13% në arsimin e lartë, në universitete dhe kolegje, për periudhën nga 2011 deri në fund të 2017.

Pse po ndodhë kjo?

E dimë që studentët në sektorët kreativë dhe sektorët e teknologjisë janë duke kërkuar rrugë të reja për të arritur deri tek punësimi. Kjo gjë tashmë është e ditur. Dhe po mendohet që ka një arsye shumë të madhe se përse studentët janë më pak të interesuar në një arsimim formal.

Kudo që shkoni dëgjoni variante të ndryshme të historisë së njejtë. Teknologjia është duke ndryshuar me hap të shpejtë dhe njerëzve nuk po ju duket që janë duke mësuar shkathtësitë e duhura digjitale për të pasur sukses në tregun e punës që po ndryshon vazhdimisht.

Në fakt, në një anketë të fundit, 66% e studentëve të arsimit të lartë raportojnë se ata mendojnë që janë duke i mësuar shkathtësitë e gabuara!

Përgatitja për shkathtësitë e së ardhmes, në peisazhin e punësimit që po ndryshon shumë shpejt, është kritike. Por, modeli tradicional i arsimimit është i ngjajshëm me një linjë prodhimi në fabrikë. Fabrika vendosë së çka ju merrni dhe kur e merrni. Është një strukturë strikte dhe nuk ka shumë fleksibilitet të ndërtuar. Është e dizajnuar për një moment të së kaluarës në kohë dhe ekonomi.

Cila është zgjidhja?

Punësimi i bazuar në shkathtësi është mënyra e vetme për ta shpëtuar rininë nga papunësia.  Edhe kompanitë si Google, Apple, IBM, Hilton, Starbucks etj., së fundmi kanë shpalluar se të punësuarve në këto kompani nuk ju kërkohet të kenë diplomë universitare. Këto kompani dëshirojnë që punonjësit e tyre të kenë shkathtësi specifike dhe arsimi formal nuk po i përgatitë studentët me këto shkathtësi. Prandaj, shumë studentë janë duke u arsimuar në sektorin në rritje, që quhet arsimimi jo formal.

Ndryshimi në edukim është duke ndodhur. Studentët janë duke kërkuar për rrugë të reja për zhvillimin e shkathtësive dhe punësimit. Por ekosistemi i arsimimit jo-formal në Evropë është i fragmentuar dhe ka shumë mundësi për arsimimin jo-formal, edhe online edhe ofline. Vetëm në Europë janë numëruar mbi 3000 (3000+) komunitete që ofrojnë kurse, akademi dhe trajnime.

Me organizimin e ekosistemit të edukimit jo formal planifikohet që të sillet më shumë besim në këto rrugë të reja drejt punëve që paguhen.

Artikull i përkthyer nga medium.com
Comments are closed.