fbpx

Studentët e Cacttus Education fitojnë vendin e dytë në “Hack The Crisis Kosova”

Ekipi i formuar nga dy studentë të Cacttus Education, Brilantin Hodaj dhe Ilir Nika, dhe anëtari i tretë Aid Vllasaliu, morën pjesë në sfidën “Hack The Crisis Kosova” dhe fituan vendin e dytë me idenë e tyre PyPe. Sfida u mbajt me 2-4 Prill dhe u organizua nga qendra inovative ICK në bashkëpunim me institucione të tjera të sektorit privat.

PyPe është platformë që ju mundëson përdoruesve të kenë interaksion me njëri tjetrin, [përgjigje në pyetje dhe probleme të parashtruara dhe shkëmbim të përvojave]. Platforma do të gjenerojë të dhëna, të cilat do të filtrohen përmes Machine Learning algorithm të bazuar në part-of-speech tagging edhe text classification technologies.

Studentët përdorën njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë studimeve në drejtimin e Zhvillimit të ueb-it dhe aplikacioneve mobile në Cacttus Education, për të ofruar zgjidhje që ndihmojnë në tejkalimin e problemeve dhe situatave të krijuara nga pandemia e COVID-19 në Kosovë.

Ekipi dhe idea e tyre morën përkrahje edhe nga kompanitë private, që ishin sponsorë dhe mentorë të “Hack the Crisis Kosova”, për realizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të idesë së tyre.

Comments are closed.