Punësimi i bazuar në shkathtësi në vend të diplomave është i rëndësishëm për të ardhmen e teknologjisë | Ginni Rometty, CEO në IBM
Si do të duket e ardhmja e punësimit në industrinë e teknologjisë? Sipas CEO-së së IBM, Ginni Rometty, është e rëndësishme që kompanitë e teknologjisë të fokusohen në punësimin e individëve me shkathtësi të vlefshme, e jo vetëm ata që posedojnë diploma universitare.
Këto komente Rometty i ka bërë gjatë Forumit Ekonomik Botëror, në Davos, Zvicër. Drejtoresha ekzekutive ka thënë që ritmi i shpejtë i avancimit të teknologjisë tash në shekullin 21 e bën më të vështirë për njerëzit të gjejnë punë, gjë që ka dërguar deri tek zhgënjimi me të ardhmen.
“Me teknologjitë e reja që janë në botë, mendoj që kemi një problem shumë të madh të përfshirjes, që nënkupton se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk mendojnë që kjo do të jetë e mirë për të adhmen e tyre.”
-tha Rometty.
Ajo poashtu iu drejtua edhe individëve që janë duke u munduar të fitojnë dhe mbajnë punët në sektorin e teknologjisë. Rometty tha :
“Mendoj që ne të cilët përfitojmë prej teknologjive, kemi një detyrë të rëndësishme për këtë, sepse këto teknologji po avancohen më shpejtë përgjatë kohës sesa shkathtësitë e kërkuara në teknologji.
Rometty ka shtuar:
“Mendoj që bizneset duhet të besojnë që unë do të punësoj për shkathtësitë, jo vetëm për tituj dhe diploma. Sepse përndryshe ne asnjëherë nuk do t’i plotësojmë zbraztësitë e industrisë së teknologjisë.
“Në këto profesione duhet të krijohet vend për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, prandaj jemi ngopur me kompanitë që punësojnë vetëm me diploma universitare e tituj si PHD,” tha Rometty, përderisa udhëheqësit e bizneseve lëviznin kokën në pohim.
Rometty foli për këtë ndërrim të rëndësishëm, dhe çka kompanitë duhet të bëjnë rreth asaj:
Askush nuk e di se çfarë fshihet në të ardhmen, por e dimë që do të përballemi edhe me kohë të vështira. Përgatitja për shkathtësitë e së ardhmes, në peisazhin e punësimit që po ndryshon shumë shpejt, është kritike. Sipas medium.com, modeli tradicional i arsimimit është një strukturë strikte dhe nuk ka shumë fleksibilitet të ndërtuar. Është e dizajnuar për një moment të së kaluarës në kohë dhe ekonomi.
Cila është zgjidhja?
Punësimi i bazuar në shkathtësi është mënyra e vetme për ta shpëtuar rininë nga papunësia. Edhe kompanitë si Google, Apple, IBM, Hilton, Starbucks etj., së fundmi kanë shpalluar se të punësuarve në këto kompani nuk ju kërkohet të kenë diplomë universitare.
Comments are closed.