fbpx

Pse fëmijët duhet të mësojnë të kodojnë (dhe nga t’ia fillojnë)

Kodimi (që ndryshe quhet edhe programim ose zhvillim) është t’i japësh udhëzime një kompjuteri, aplikacioni, telefoni ose uebfaqeje se çfarë ti dëshiron ta nxitësh të bëjë.

Mësimi i kodimit i përgatitë fëmijët për botën në të cilën jetojmë. Ka shumë punë dhe profesione ku përdoret kodimi drejtëpërsëdrejti, si zhvillimi i uebit, zhvillimi softuerik dhe inxhinieria robotike. Por ka edhe më shumë profesione ku njohja e kodimit është përparësi shumë e madhe- si punë në nanoteknologji, shkencat e informatikës etj. Megjithatë, për shumicën e përkrahësve të mësimit të kodimit në moshë të re, arsyet për mësim të kodimit janë shumë më të mëdha sesa vetëm përgatitja për një karrierë apo profesion të caktuar.

Të kuptuarit e kodimit ndihmon në kuptimin e botës

Në ditët e sotme kompjuterët janë të përfshirë gati në të gjitha aspektet e jetës sonë, përfshirë këtu komunikimin, edukimin, mediat sociale, bankat, informacionet, sigurinë e madje edhe kur blejmë diçka. Rrjetet e kompjuterëve janë në gjendje kontrollojnë gati gjithçka, nga termostatet dhe ndriçimi i shtëpisë sonë, e deri tek veturat tona dhe dosjet tona mjekësore. Prandaj nëse mëson se si funksionojnë kompjuterët është më e lehtë ta kuptosh botën sot se si funksionon.

Kodimi zhvillon shkathtësitë në zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik

Shkathtësitë që fitohen përmes mësimit të programimit zgjerohen përtej krijimit të lojërave.  Programimi poashtu ju ndihmon fëmijëve të zhvillojnë mënyra të reja të të menduarit dhe të trajtimit dhe zgjidhjes së probleve, dhe ndihmon në zhvillimin e teknikave të ndryshme që pastaj kanë zbatim edhe në fusha të tjera.

Kodimi është argëtues!

Përpos arsyeve praktike për mësimin e kodimit, poashtu ekziston fakti që krijimi i një loje apo animacioni është një detyrë shumë argëtuese për fëmijët.

Si t’i njoftoni fëmijët me kodimin:

Nëse kodimi mësohet përmes krijimit të lojërave, jo vetëm që është më i lehtë por është edhe më argëtues. Prandaj CacttuKids programin e kodimit për fëmijë e fillon me lojëra. Këto lojëra janë krijuar nga Microsofti me qëllim të thjeshtësimit të programimit. Prandaj nëse fëmija juaj ka prirje për teknologji dhe ka dëshirë të luajë video lojëra, atëherë lojërat e Microsoft’s janë fillimi më i mirë për mësim të programimit dhe CacttuKids ju ndihmon në këtë drejtim.

Comments are closed.