fbpx

Periudha e distancimit shoqëror dhe afërsisë me vetveten

Përderisa ditët po thehen njëra në tjetrën, të duket sikur e njejta ditë po përsëritet në vazhdimësi. Situata e krijuar nga virusi COVID-19 është një situatë e re, dhe jo e zakonshme. Shumica prej nesh e kemi pritur këtë mundësi për të pasur më shumë kohë për veten, por monotonia e krijuar nga ky izolim i detyrueshëm është përhapur më shpejtë sesa e kemi pritur.

Është e lehtë të humbet motivimi, dhe të gjejmë zgjidhje të lehta për ta kaluar kohën. Edhe pse jemi të detyruar të mos kemi kontakt me të tjerët, kjo nuk nënkupton që vetëm të ulemi dhe të shpenzojmë kohë në hutime afatshkurtëra, duke shikuar TV, lojëra, dhe duke pritur që të ecë koha sa më shpejt dhe të dalim nga kjo gjendje.

Mos harroni, të gjitha periudhat e vështira janë të përkohshme. Këto ditë do të përfundojnë edhe nëse ne nuk e investojmë kohën për vetveten. E pse mos ta shfrytëzojmë ketë kohë që të mësojmë diçka të re. Të dalim nga kjo gjendje me ndjenjën që e kemi zgjeruar horizontin tonë të dijes.

Situatat e jashtëzakonshme ofrojnë edhe mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për zgjidhje të problemeve, e për të sjellë inovacione që zakonisht janë të pamundshme. Kjo gjendje do të kalojë: bota do të ketë nevojë për rindërtim. A do të jeni më të përgatitur për të përballur me sfidat e radhës, kjo varet nga ju.

Përderisa edhe ne në Cacttus Educationi kemi mbyllur dyert tona, dhe jemi distancuar fizikisht, puna jonë kolektive nuk është ndalur, falë përkushtimit të secilit anëtar të stafit tonë, secilit mësimdhënës e secilit student. Stafi ynë po punon palodhshëm, që kur kjo periudhë të përfundojë, sëbashku të jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat e reja.

Prandaj ju ftojmë të na bashkangjiteni që ta nxjerrim bashkë më të mirën gjatë këtyre ditëve sa zgjatë ky distancim fizik e shoqëror. Ta shfrytëzojmë këtë periudhë të rritemi, të kalojmë kohë me të dashurit tanë, dhe të kalojmë kohë për veten, të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për t’u përballë me situatat e reja.

Ne qëndrojmë pranë studentëve tanë, dhe nga kjo situatë do të dalim bashkë, më të ditur dhe më të fortë!

Qëndroni të sigurt, mos u dorëzoni, dhe shfrytëzojeni këtë periudhë për të bërë diqka më shumë për vetveten.

Comments are closed.