Përfaqësues nga Ministria për Zhvillim Ekonomik vizitojnë vajzat e WOW 3
Vajzat pjesëmarrëse në projektin WOW 3 për komunën e Prishtinës u vizituan sot nga përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, kryesuar nga Besa Zogaj Gashi. Gjatë vizitës, ata u njohën përsëafërmi me sukseset e vajzave pjesëmarrëse në trajnim.
WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.
Përpos vajzave pjesëmarrëse në WOW, Zëvendës Ministrja për Zhvillim Ekonomik vizitoi edhe objektet e Cacttus Sha dhe Cacttus Education, që janë duke implementuar sukseshëm fazën e tretë të projektit WOW, në bashkëpunim me OJQ Ks-Kosova. Projekti WOW financohet nga Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.
Comments are closed.