Ofertë Ekipore
Nëse jeni një ekip prej 2 deri 5 persona dhe keni një ide biznesi për zhvillimin e një produkti apo shërbimi në fushën e teknologjisë së informacionit, Cacttus Education ju mundëson të ndërtoni karrierë profesionale duke studiuar dhe punuar njëkohësisht.
Përmes Ofertës Ekipore ju do të keni mundësinë të formoni biznesin tuajin duke zhvilluar shkathtësitë profesionale dhe ato të të bërit biznes.
Regjistrohu së bashku me ekip për të studiuar në Cacttus Education dhe përfito:
- Zbritje dhe bursa për studime për tërë ekipin tuaj,
- Edukim në njërin nga drejtimet e akredituara profesionale nga lëmia e teknologjisë së informacionit,
- Hapësirë për inkubim të biznesit, për punë dhe për takime si dhe kohë dhe qasje të mjaftueshme në laboratoret tona për të testuar dhe zhvilluar idenë tuaj të biznesit,
- Mentorim dhe këshillim nga mësimdhënësit dhe ekspertët,
- Konsulencë dhe ndihmë gjatë regjistrimit të biznesit tuaj,
- Ndihmë për të kokurruar për punët dhe projektet reale për ju dhe për kompaninë tuaj të re,
- Ndihmë në sigurimin e financimit dhe rritjes së kompanisë suaj.
Si të aplikoni:
Së bashku me ekipin (2-5 persona), paraqitni idenë tuaj përmes një propozimi të shkruar. Propozimin e idesë së biznesit, si dhe të dhënat e secilit prej anëtarëve të ekipit i dërgoni me email në info@cacttus.education.
Aplikacioni duhet të përmbajë në minimum:
- Idenë e biznesit që mendohet të zhvillohet dhe realizohet;
- CV-të e anëtarëve të ekipit.
* Oferta vlen vetëm për ekipe të studentëve që janë bashkuar rreth një ideje biznesi për zhvillimin e një produkti apo shërbimi nga lëmia e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), dhe që kanë vullnetin dhe gatishmërinë ta shtyjnë idenë e tyre përpara.
Studentët duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç, dhe të kenë të kryer në minimum shkollën e mesme dhe provimin e maturës.
Ideja e biznesit do të vlerësohet për nga realizueshmëria, inovacioni, niveli deri ku ekipi e ka zhvilluar idenë, supozimet dhe analizat e tregut nëse janë bërë, rreziqet dhe elementet tjera të një plani të zakonshëm formal të biznesit.
Comments are closed.