fbpx

Si të mësoni më shpejt një gjuhë të re programuese

Mësimi i një gjuhe të re programuese mund të jetë mënyrë e mirë për të filluar një karrierë të re. Pa marrë parasysh se a jeni i ri në fushën e kodimit, apo jeni programer me përvojë që dëshiron ta mësojë një gjuhë të re programuese, këtu i gjeni disa këshilla që ju ndihmojnë gjatë këtij rrugëtimi.

Përfitoni nga burimet online
Interneti ju ofron një pasuri të pafund informatash, dhe ju duhet të përfitoni nga kjo mundësi. Mësimi i një gjuhe të re programuese nuk do të ndodhë përgjatë natës, por ju mund ta përshpejtoni procesin me veglat e duhura.

Programerët me përvojë mbështeten kryesisht në katër gjëra kur kërkojnë informata rreth mësimit të një gjuhe të re programuese:

  • Kërkimet në Google
  • Dokumentimet
  • Shembuj të kodit
  • Dhe faqet për Pyetje/Përgjigjie (Q&A)

Mos i grumbulloni informatat
Aftësia që e kemi për të mbajtur mend, zvogëlohet në rastet kur mundohemi të mësojmë shumë gjëra njëherazi. Për ta shmangur grumbullimin e informatave, vendosni një orar për të mësuar dhe qëndroni pas këtij orari.

Nuk ka zgjidhje magjike që ju mundëson ta mësoni përnjëherë një program të ri, por me durim dhe përkushtim ju do ta bëni këtë gjë më shpejtë.

Për ju që dëshironi të mësoni dhe praktikoni gjuhët programuese, në një mjedis të përshtatshëm nën mbikqyrjen e një instruktori të kualifikuar atëherë mund të bëheni pjesë e trajnimeve që ofrohen nga Cacttus Education.

Për të mësuar se si mund të bëheni pjesë e trajnimeve, na kontaktoni në:
email: info@cacttus.education
tel: 038 600 237

(Artikull i përshtatur nga Forbes)
Comments are closed.