Ndërtimi i fuqisë punëtore në STEM, për të cilën ka nevojë ekonomia e së ardhmes
Kur festimet e ceremonisë së diplomimit kthehen në punë praktike verore, dhe me shpresë që do të kthehen edhe në punë të reja, shtetasit e Missuori-t u njoftuan me një raport që do të shkaktonte një alarm që nxiti të gjithë ta rimendojnë arsimimin.
Oda e Tregëtisë së Missouri theksonte se deri më 2030, Missouri do të përballet me një mungesë prej 200,000 punëtorësh të kualifikuar. Ky raport pasqyron edhe gjetje të tjera që tregojnë për një mangësi sa i përket talentit në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (Science, Technology, Engeneering, Mathematics- STEM).
Kjo nuk është një çështje që e preokupon vetëm Missouri-n, por është një çështje kombëtare në Amerikë, madje në të gjithë botën. Kombi duhet të përgatisë fëmijët për një ekonomi të cilën ndonëse nuk mund ta parashikojmë, jemi të sigurtë që do të jetë ndryshe. Sfida kryesore është të sigurohemi që që ndryshimet në sistemin arsimor i përmbushin nevojat e TË GJITHË studentëve, e jo vetëm të disave që janë më të sukseshëm. Sipas nevojës, lloji i procesit që komunitet-përfshirës do të marrë kohë të hulumtojë kompleksitetin e zhvillimit të sistemeve tona aktuale, përderisa sigurojnë kualitetin për të përmbushur nevojat e së ardhmes.
Pra çfarë mund të bëjmë në komunitetet tona sot, për t’u përgatitur për 2030?
Përshkallëzimi i STEM
Fatmirësisht, ka shumë mundësi për të mbushur zbrastësinë në shkathësi. Përgjatë shkollave publike dhe distrikteve, ka shumë copëza të inovacionit që po ndodhin, që tregojnë potencial për rritje. Forbes së fundmi ka bërë profilin e një përpjekjeje të tillë. Projekti Lead the Way është një organizatë jofitimprurëse kombëtare që ju shërben miliona studentëve që nga arsimimi parashkollor e deri në shkollë të mesme. Programi Lead the Way është një program për inxhinieri, shkenca kompjuterike dhe programin e shkencës bio-mjekësore, që përdor mësimin në bazë të projekteve për të angazhuar studentët në mësimnxënien në STEM, dhe plotëson kurrikulumin bazë shkollor të shkollave.
Kansas City STEM Alliance menaxhon projektin Lead the Way, dhe poashtu shërben si coordinator për mbi 100 organizata të lidhura me STEM, në zonën e Kansas City. E krijuar në vitin 2011 KC STEM Alliance ishte përgjegjës për adresimin e nevojës në rritjëe pëe pjesëmarrjen e studentëve në lëndë të lidhura me STEM.
Që nga 2011, përmes administrimit të KC STEM Alliance, regjistrimi në projektin Lead the Way në Kansas City është rritur nga 10,000 nxënës, në 73,000 nxënës (Tabela A). Për më tepër, KC STEM Alliance është zgjeruar edhe në programe të tjera që tash administron si- First Robotics– duke u fokusuar në nxënësit/studentët që zakonisht nuk kanë qenë të shërbyer siç duhet në gara të robotikës. Aleanca ka punuar në mënyrë të rreptë për të rritur numrin e ekipeve të udhëhequra nga vajzat dhe studentët me ngjyrë të grupmoshave nga 11 deri në 27 vjeç, gjë që ka shënuar një rritje të dukshme në pjesëmarrje nga këta studentë.
Së fundmi, udhëheqësia e Aleancës STEM është njohur kombëtarisht, pasi që Drejtori Ekzekutiv Martha McCabe është ftuar nga Guvernatori i Kansas Jeff Coyler, për të marrë pjesë në Samitin e Edukimit State-Federal Science, Technology, Engineering, and Math (STEM, )të parin e këtij lloji. Ky samit është organizuar nga Zyra e Shtëpisë së bardhë për Politikat për Shkencë dhe Teknologji ( The White House Office of Science and Technology Policy (OSTP)), në Washington DC.
Mbështetja e STEM
Për shkak të udhëheqësisë dhe rezultateve të treguara në fushën STEM, Fondacioni Kauffman së fundmi është shpërblyer me 1.1 million $ për ta zgjeruar programimin KC STEM Alliance tek më shumë studentë dhe shkolla, si dhe të ndërtojë stabilitet financiar afatgjatë.
Për të mbështetur sa më mirë nevojat e studentëve në komunitetin tonë, ne duhet të punojmë në secilin nivel të qeverisë, nga aftat shkurt në afatgjatë, dhe të përfshijmë zërat e atyre që nuk i shohim shpesh në tryezat e diskutimeve për këto qështje, përfshirë studentët, familjet dhe mësimdhënësit.
Ne poashtu duhet të shfrytëzojmë secilën mundësi dhe program për të mbështetur ndryshimet pozitive. Përshtatja e sistemit arsimor për të plotësuar nevojat afatgjata të kombit është një proces kompleks që sjell shumë sfita, por përmes një kombinimi te dëgjimit, mësimit dhe punës së bashku, kjo mund të arrihet, Programet sikurse projekti Lead the Way, KC STEM Alliance, si dhe qindra zëra të përfshirë në rimendimin e arsimimit (Rethink Education), të gjitha çojnë drejtë mundësive.
Ne mund të punojmë sëbashku për një qëllim, që deri në vitin 2030 secili student të përgatitet për të arritur sfidat e ekonomisë dhe për të eliminuar mangësitë e projektit, jo vetëm në Missouri, por poashtu edhe tek i tërë kombi.
Comments are closed.