fbpx

Intervistë me profesoreshën Azra Krasniqi

Azra Krasniqi është profesoreshë në Cacttus Education ku ligjëron lëndën “Teori dhe Metoda Shkencore”.

Azra ka vijuar studimet në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, drejtimi Elektro-Informatikë dhe Telekom, bachelor i sociologjisë, dhe magjistre e shkencave për studime zhvillimore (Development Studies) në University of Glasgow, Skoci, Mbretëri e Bashkuar. Karriera e saj në mësimdhënie ka filluar që nga viti 2011 në UBT. Përpos mësimdhënies, gjatë 10 viteve të fundit ajo ka punuar ekskluizivisht në sektorin energjetik, ku gjatë viteve ka qenë pjesë e zhvillimit të politikave dhe projekteve energjetike në Kosovë.

Qasja e saj positive dhe profesionale gjatë ligjërimit dhe përgatitja akademike për lëndën të cilën e ligjëron e bëjnë Azrën njerën ndër ligjëruesit më të preferuar nga studentët. Studentët që kanë ndjekur lëndën “Metodat dhe Teoritë shkencore” me profesoreshën Azra thonë: “Ajo është personi i duhur për lëndën e saj. Ashtu sikur komuniteti shkencore, ajo është rigoroze dhe pranon vetëm fakte dhe të dhëna relevante përgjate punimeve hulumtuese dhe gjithmonë na shtyen ta japim më të mirën nga vetja si në projekte ashtu edhe gjatë ligjëratave në klasë”.

Përmes intervistës mësuam më shumë rreth Azrës dhe asaj se çka e motivon atë për të punuar si ligjëruese në Cacttus Education:

A mund të na tregosh më shumë rreth lëndës që e ligjëron?

Ligjeroj lëndën ‘Teori dhe metoda shkencore”. Thelbi i lëndës është hulumtimi, bazë e të cilit janë mbledhja dhe analizimi i të dhënave, e përmes të cilave përfitohen njohuri të reja. Aplikohet në të gjitha fushat, nga akademia, tek zhvillim i biznesit e media. Sot është pjesë e jetës sonë, qoftë kur zgjon kërshërinë tonë më të vogël, interesimin tonë për informata shtesë, deri tek zbulimet e reja.

Çfarë ju motivon më së shumti për të qenë mësimdhënëse/ligjëruese?

Babai im ishte profesor universiteti dhe ndikimi që kishte tek të rinjët më ka impresionuar gjithmonë. Poashtu, besoj fuqishem që dija dhe njohuritë duhen të barten tek tjerët, e pse jo të njejtat të përsosen mëtutje.

Çfarë bëni në klasë për ta nxitur të mësuarit tek studentët? Dhe në çfarë mënyre i vlerësoni njohuritë e studentëve?

Komunikimi interaktiv me studentë është çelësi i nxitjes. Nuk besoj në ligjeratat e tipit kur gjatë tërë kohës një flet tjerët ndëgjojnë. Përfshirja e studentëve në ligjeratë, pra krijimi i përkatësisë në akademi është çka nxitë studentët për të mësuar. Vlerësimi bëhet përmes detyrave gjatë semestrit dhe testit final.

Çfarë filozofie të mësimdhënies keni?

Është dëshirë e imja të krijoj atmosferë apo proces të atillë përmes së cilit studentët mund t’a arrijnë potencialin e tyre të plotë. Mësimdhënia është poashtu edhe proces mësimi edhe për mua: mësimi nga studentët dhe kolegët, e pse jo edhe nga shoqeria dhe komuniteti.

Sa është e rëndësishme lënda “Teoritë dhe metodat shkencore” për studentë në fushën e teknologjisë?

Sot njerëzit kanë dëshirën dhe tendencën të shkojnë një hap tutje. Andaj përsosja e teknikës së hulumtimit mundëson t’a bëni atë hap.

Pse mendoni që të rinjtë duhet të studiojnë në Cacttus Education? Çka ofron Cacttus Education, që është unike për ta?

Cacttus Education është institucion unik sepse fokusohet pikërisht në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja, duke implementuar një sistem ndryshe të mësimdhënies në Kosovë dhe rajon.  Cacttus Education është shkolla e vetme profesionale për teknologji që orientohet drejt zhvillimit të shkathtësive relevante tek studentët, nxitjen dëshirës për të mësuar duke ju mundësuar ta shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë.

Çfarë porosie keni për të rinjtë që dëshirojnë të inkuadrohen në fushën e teknologjisë?

Sot zhvillimet dhe zbulimet e shpejta shkencore janë cilat pjesë e jetës sonë e të cilat nuk do të ishin kaq të sukseshme pa zhvillimin e teknologjisë. Andaj, fusha e tekonologjisë është det i pafund i njohurive dhe mundësive, si ato akademike ashtu edhe profesionale.

Comments are closed.