fbpx

Efekti i lojërave “Brain Train”

Në epokën digjitale është e natyrshme që prindërit shqetësohen më shumë rreth rreziqeve që vijnë nga teknologjia, se sa t’i kushtojnë vëmendje përfitimeve që na sjell ajo për fëmijët. Interneti sot ju ofron prindërve mundësi për selektimin e aplikacioneve të natyrës edukative dhe argëtuese për fëmijët e tyre, në mënyrë që ata ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë sa më efektive. Të tilla mund të jenë video-lojërat e llojit “Brain Train” të cilat ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, përmirësimit të memories dhe sjelljeve të tyre.

Shkencëtarët e teknologjisë janë duke bërë vazhdimisht hulumtime lidhur me mënyrën se si këto aplikacione ndikojnë në trurin e fëmijëve. Këto studime të reja konkludojnë që disa nga aplikacionet “Brain Train” kanë efekte pozitive në aftësitë e fëmijëve për të mësuar, në sjelljet dhe në emocionet e tyre. Për të ju ndihmuar prindërve në përzgjedhjen e aplikacioneve të tilla që ju përshtaten nevojave dhe dëshirave të fëmijëve, ne ju sjellim disa prej tyre që mund t’i gjeni në internet ose t’i shkarkoni si aplikacione.

Fit Brains

Ky aplikacion synon të ndikoj në gjashtë fusha kryesore të trurit, duke përmirësuar përqendrimin dhe aftësitë në zgjidhjen e problemeve. Këtë aplikacion e gjeni gjithashtu edhe në iOS dhe Android, me 40 lojëra që trajnojnë trurin e fëmijëve. Lojërat nxisin aftësitë kryesore të trurit, të tilla si kujtesa, shpejtësia e përpunimit dhe njohja vizuale-hapësinore. Sistemi Brains Fit përshtat çdo ushtrim për nevojat e fëmijëve.

Hopster

Hopster është një aplikacion i dizajnuar për fëmijët nën moshën 6 vjeç dhe ka qëllim që të ofroj edukim dhe argëtim. Ky aplikacion ju ndihmon fëmijëve të mësojnë përmes programeve dhe lojërave që ata i duan por në të njëjtën kohë edhe të argëtohen.

Poptropica

Poptropica është krijuar nga autori i famshëm Jeff Kinney, e cila është një lojë virtuale ku fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë, të krijojnë botën dhe avatarët e tyre por edhe të krijojnë shoqëri në një ambient të sigurt. Poptropica ka prodhuar poashtu një ndër romanet më të shitura të New York Times, “Mistery of the Map”.

Funbrain

Funbrain i ka shërbyer fëmijëve dhe mësimdhënësve që nga viti 1997 me lojëra edukative dhe libra të qasshme në internet. Kjo faqe u shërben kryesisht fëmijëve nga moshat parashkollore dhe fillore, duke ofruar më shumë se 100 lojëra argëtuese, interaktive që u ndihmojnë në zhvillimin e aftësive në matematikë dhe shkrim-lexim.

 

Adventure Pig

Adventure Pig është një lojë me enigma, të njohura si “puzzle games”, e cila u ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë aftësitë e të menduarit dhe memories. Kështu, me anë të kësaj loje truri i fëmijëve trajnohet dhe zhvillohet. Madje kjo lojë përveç tjerash është e këndshme të luhet edhe nga të rriturit, ku gjithë familja mund të involvohen në këtë lojë argëtuese.

 

Comments are closed.