fbpx

E ardhmja e karrierës suaj varet nga të mësuarit gjatë gjithë jetës

Bota e punës është duke kaluar nëpër një shëndrrim të madh. Profesione dhe industri të tëra po zgjerohen me një ritëm marramendës dhe shkathtësitë që nevoiten për të qenë në hap me punën janë duke u përditësuar në një normë më të shpejtë. Njihuria mestatare njerëzore po dyfishohet çdo 13 muaj, dhe IBM parashikon se gjatë dy viteve të ardhshme volumi i informatave do të dyfishohet çdo 11 orë.

Brenga se a do të ketë punë mjaftueshëm në të ardhmen po rritet dita ditës. Janë dy forca të njëkohësishme që po nxisin mendimin se a do të ketë punë të mjaftueshme në të ardhmen për të fituar nga to. Së pari, autumatizimi dhe inteligjenca artificiale kërcënojnë që të lënë pa punë jo vetëm punëtorët e krahut që performojnë në punë rutinore, por edhe nënpunësit në industri të ndryshme. Së dyti, emergjenca e ekonomisë së angazhimit të kontraktorëve në vend të punësimit të një punëtori po e riformëson edhe më shumë marrëdhënien tradicionale punëdhënës-punëtor, madje sot çdo herë e më shumë kontraktorë po plotësojnë role që dikur kanë qenë të rezervuara për punëtorë me orar të plotë.

Një anketë e vitit të kaluar, nga Pew Research Center tregon se 87% e punëtorëve besojnë që do të jetë esenciale që të trajnohen dhe zhvillojnë shkathësi të reja përgjatë tërë jetës në mënyrë që të mund ta mbajnë hapin me ndryshimet në vendin e punës.

Vullneti jo vetëm i punëtorëve, por edhe i punëdhënësve, për ta përqafuar orientimin drejt të mësuarit gjatë gjithë jetës , do të ndikojë në aftësitë tona për t’ju qasur edhe sfidave më të mëdha me të cilat punëtorët sot ballafaqohen- nga mangësitë në shkathtësi, diversiteti në vendin e punës e deri tek mbajtja e talentit. Mësimi gjatë gjithë jetës nuk është më vetëm një tipar i mirë, por është një nevojë që punëdhënësit dhe punëtorët duhet ta kenë për të pasur sukses në botën e punës që vazhdimisht po ndryshon.

Artikull i përshtatur nga: Forbes
Comments are closed.