Betim Deva, inxhinier softueri në Apple mbanë ligjëratë për studentët e Cacttus Education
Në Cacttus Education u mbajt ligjërata e hapur për studentë me temë “Rrugëtimi për në Silicon Valley” ku folës ishte Betim Deva, inxhinier softueri në Apple. Ligjërata u prit me shumë entuziazëm nga studentët pjesëmarrës që mbushën plot sallën. Gjatë diskutimit Betimi solli përvojën dhe foli për rrugëtimin e tij nga një student në Prishtinë, e deri tek punësimi si inxhinier softueri në Silicon Valley.
Betim Deva ka përfunduar studimet baçelor në inxhinieri në sistemet kompjuterike dhe ka vazhduar studimet master në shkenca kompjuterike në Arizona State University. Aktualisht punon në Apple në App Store, Apple Music dhe iTunes Store. Para Apple, Betimi ka punuar në lexuesin elektronik Nook të Barnes & Noble si zhvillues i aplikacioneve, kurse para kësaj në mes tjerash ka zhvilluar softuer për Garminfone, pajisje e parë me Android e Garmin-it.
Para fillimit të karrierës në Apple, Betim Deva poashtu ka zhvilluar softuer shkencor: në mes tjerash ka menaxhuar publikimin e softuerit Davinci – një platformë shkencore me kod të hapur e përdorur kryesisht për të përkrahur THEMIS, instrument në sondën kozmike Mars Odyssey të NASA’s.
Suksesi i Betimit është inspirim për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë të sukseshme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe është dëshmi që me punë dhe mësim të vazhdueshëm mund të arrihet gjithçka. Diksutimi u përmbyll me pyetjet e studentëve drejtuar Betim Devës, dhe në përfundim të diskutimit Betimi dha një mesazh për studentë, duke i inkurajuar që asnjëherë të mos ndalen së mësuari gjëra të reja.
“Stay hungry, stay foolish” -Steve Jobs.
Comments are closed.