Cilat janë profesionet më me perspektivë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit?
Jeni duke përzgjedhur karrierën tuaj ideale në fushën e IT-së? Dëshironi të dini se cilat janë punët në fushën e teknologjisë me më së shumti perspektivë, që janë më të kërkuarat, ofrojnë pagat më të mëdha dhe ofrojnë mundësitë më të mira të avancimit në profesion? Po e shpalosim një përmbledhje të cilën e kemi bërë për profesionet më të kërkuara dhe më me perspektivë në këtë fushë. Këto profesione pritet të jenë ndër profesionet me rritje më të madhe gjatë viteve 2010-2020 dhe paraqesin kërkesën më të madhe në treg për profesionistë të fushës së teknologjisë. Për më tepër, këto profesione konsiderohen si profesionet që ofrojnë mundësitë më të mira për avancim në karrierë. Lexoni më shumë për të zbuluar profesionet më profitabile në fushën e teknologjisë:
ZHVILLUES I APLIKACIONEVE MOBILE
Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritje më të shpejtë në botë. Tash, kur telefonat e mençur dhe tabletet vazhdojnë ta ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë, bëjmë biznes, dhe qasemi në lajme dhe informata të tjera argëtuese, kërkesa e tregut për aplikacione të reja inventivë është duke u rritur në një shkallë marramendëse.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 32% (shumë më shpejt sesa mesatarja)+
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 292.000 punë/pozita të reja
- Paga mesatare: 95.000$
ADMINISTRUES I TË DHËNAVE
Bizneset po akumulojnë sasi rekord të të dhënave digjitale, duke nxitur nevojën për Administratorë databazash që t’i ruajnë, organizojnë, analizojnë dhe sigurojnë këto të dhëna. Për më tepër, sa më shumë baza të dhënash që lidhen me Internet dhe “Cloud”, sigurimi i të dhënave do të bëhet më vital dhe kompleks; si rrjedhojë administratorët e databazave dhe zhvilliesit e ueb-it – sidomos ata me shkathtësi të sigurisë së informacioneve – do të punësohen për t’i mbrojtur bazat e të dhënave të korporatave nga hakerët dhe rreziqe e tjera që i kanosen sigurisë së të dhënave.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 30% (shumë më shpejt sesa mesatarja)+
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 270.000 punë/pozita të reja
- Paga mesatare: 90.000$
ZHVILLUES I UEB-IT
Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve paraqesin bizneset dhe ofertat e veta përmes internetit. Pasi që numri i produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion online vazhdon të rritet, zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it do të kenë rritje të mundësive të punësimit.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 22% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 65,700 punë/pozita të reja
- Paga mesatare: $91,000
ADMINISTRUES I RRJETEVE
Kërkesa për Administratorë të rrjetit do të vazhdojë të rritet pasi që organizatat investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje):28% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 96,600 punë/pozita të reja
- Paga mesatare: $69,000
INXHINIER SOFTVERIK
Kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe rritjen e vazhdueshëm të numrit të teknologjive të reja të rrjetit. (Network technologies). Prandaj, ngjajshmërisht, me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, nevoja për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike do ta rrisë nevojën e tregut për Inxhinierë të softuerit.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 30% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 270,900 punë/pozita të reja
- Paga mesatare: $90,000
IT SPECIALIST PËR SIGURI
Siguria mbetet brenga kryesore, për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët, për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të eskalojnë. Prandaj shkathtësitë në sigurinë me kompjuterë janë në kërkesë të madhe në treg. E po ashtu sipas një ankete me IT ekzekutivë nga Computerworld’s 2012 vazhdimisht ka kërkesa për profesionistë me shkathtësi në sigurinë e informacioneve, madje ka mungesë të profesionistëve në këtë fushë.
- Rritja e kërkesës së tregut për profesionistë në këtë fushë gjatë 10 viteve të ardhshme (në përqindje): 22% (shumë më shpejt sesa mesatarja)†
- Numri i vendeve të reja të punës për 10 vitet e ardhshme: 65,700 punë/pozita të reja
- Paga mesatare::$87,000
Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për këto profesione. Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën. Vizitoni ueb faqen www.cacttus.education për tu informuar më hollësisht në lidhje me programet për studim.
Comments are closed.