Çfarë është Kodu Game Lab nga Microsoft?
Nëse fëmija juaj ka prirje për teknologji dhe ka dëshirë të luajë video lojëra, atëherë lojërat e Microsoft’s Kodu janë fillimi më i mirë për mësim të programimit.
Nganjëherë programimi mund të jetë i vështirë për fëmijët. Por nëse kjo shkathtësi mësohet përmes krijimit të lojërave, jo vetëm që bëhet më e lehtë por është edhe më argëtuese.
Fëmijët dhe programimi i lojërave janë një kombinim shumë i mirë sepse në këtë mënyrë fëmija rritet duke luajtur dhe ka në dispozicion mjete që i ndihmon të krijojë lojërat e veta. Këto mjete po bëhen gjithmonë e më të lehta, shembull për këtë janë mjediset e programimit të bazuara në softuere si Logo ose Lego Mindstorms që përdorin blloqe të programimit për ta thjeshtësuar logjikën komplekse pas kodimit. Mikrosofti këtë thjeshtësim të programimit e ka shtyrë edhe një hap më tutje përmes Kodu Game Lab.
Kodu në thelb është një lojë që përdoret për të dizajnuar lojëra. Duke përdorur një tastierë ose një XBox controller në një kompjuter, ti mund të zhvillosh mjedise, të vendosësh objekte, t’u caktosh rregulla dhe qëllime atyre objekteve dhe pastaj të ndër veprosh me ato objekte kur ta lansoni programin. Mund të krijosh gjuajtës, të simulosh mjedise paqësore, apo ta mbushësh ambientin me re, lisa madje edhe peshq të cilët reagojnë ndaj një veprimi të caktuar.
Fëmijët sot mund të fillojnë të përgatiten dhe të inspirohen për karriera në dizajnim të lojërave dhe programim. Së shpejti, mund të jetë fëmija juaj ai që krijon disa nga lojërat më inventivë që zhvillohen sot për Xbox Live dhe iOS.
Comments are closed.