fbpx

Thirrje për trajnime falas në zhvillimin e aftësive dixhitale!

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen financiare Gjermane nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, shpallin thirrjen e hapur për aplikime në kuadër të Programit të Aftësive Dixhitale (PAD).

Programi do të mbështesë punëkërkues të rinj në zhvillimin e aftësive dixhitale përmes trajnimeve intensive në fushën e TIK-ut. Të rinjtë dhe të rejat që synojne të zgjerojnë njohuritë e tyre dixhitale, do të pajisen me aftësi në fushat e programimit, dizajnimit dhe marketingut dixhital.

Fushat e trajnimeve: Aplikacione celulare (SWIFT, NodeJS, React), Zhvillim të WEB (JavaScript, HTML, CSS), Inxhinieri e të dhënave (SQL, Python, NoSQL, MongoDB, Redis), Rrjeta (CCNA), Marketing Dixhital (SEO, Social Media Marketing, Photoshop), Dizajn dixhital (ADOBE XD, Photoshop, 3D Animation,Video Editing Apps).

Perfundoj trajnimi Java Programming i mbajtur në Prizren, në kuadër të trajnimeve të subvencionuara nga MAShT

Trajnimi i radhës ‘Java programming’ i mbajtur në Prizren, në kuadër të MAShTI ka përfunduar me sukses ✅

Shumë suksese kandidatëve të çertifikuar!

Resul Selmani u bashkua si Intern React Developer në Frakton.

Resul Selmanii është studenti ynë i dalluar i vitit të dytë. Se është një programer i mirë e dëshmoi së fundmi duke u bashkuar si Intern React Developer në Frakton.

Gjatë studimeve Resuli dallohej për energjinë e tij dhe përkushtimin e pandalshëm.

Kur e pyetëm se si do e përshkruante eksperiencën në Cacttus Education ai na tregoi se ishte shumë i kënaqur që kishte zgjedhur studimet dyvjeçare të cilat i ofruan njohuri dhe i mundësuan avancim në karrierë.

Resulit i urojmë edhe shumë kodime tjera të suksesshme 😊

Regjistrohu edhe ti dhe bëhu pjesë e Cacttus Education. Ti e programon të ardhmen tënde!

https://cacttus.education/aplikimi/