fbpx

Çfarë ofron programi CacttuKids

Programi CacttuKids ofron një hapësirë ku fëmijët dhe adoleshentët edukohen, argëtohen dhe përfitojnë shkathtësi të shumta. Në CacttuKids ne ju ofrojmë një ambient argëtues, dhe mjedis interaktiv për të mësuar kodimin. Por çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga kurset e kodimit në CacttuKids?

1.Duke mësuar kodimin, zhvillojnë shumë aftësi të tjera

Në CacttuKids pjesëmarrësit nuk aftësohen vetëm me shkathtësi për programim dhe teknologji por shumë më shumë. Kodimi u ndihmon të rinjëve që të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, zhvillimit të imagjinatës, kreativitetit, pavarësimit dhe bashkëpunimin në punë.

2. Mësojnë përmes planprogrameve ndërkombëtare

Fëmijët dhe adoleshntët në CacttuKids mësojnë nga programe ndërkombëtare, si ato të MIT Media Lab. Duke mësuar në gjuhë të ndryshme programuese sikur SCRATCH, ata zgjerojnë dijet dhe aftësitë në fushën e programimit.

3. Kodojnë dhe argëtohen në një ambient të këndshëm e modern

Ambienti i këndshëm i klasave është i pajisur me pajisje moderne dhe mundëson që të rinjtë të punojnë secili në kompjuterin e tij/saj personal dhe t’i vënë të gjitha idetë në praktikë. Trajnerët janë këtu për t’ua lehtësuar rrugëtimin në fushën e teknologjisë.

4. Kyçen në teknologji

Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët do të familjarizohen në fushën e teknologjisë, duke mbajtur hapin me fëmijët e tjerë kudo në botë.

CacttuKids ofron shumë kurse të reja interesante. Vizitoni faqen tonë për të mësuar më shumë: https://cacttus.education/cacttukids

 “Bëhu e ardhmja. Mëso kodimin”