Arianit Bobaj, Mobile Application Developer në INTEREX
Arianit Bobaj është student i vitit të dytë në Cacttus Education. Ai studion Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile dhe po punon zellshëm drejt zhvillimit si profesionist në këtë fushë. Arianiti tregon se sistemi arsimor i fokusuar në praktikë ka qenë faktori më i madh që e ka shtyrë të vijojë studimet në Cacttus Education.
Përgatitja profesionale që ofron Cacttus Education synon të përgatisë studentët për tregun e punës, andaj edhe Arianiti, paralel me studimet është inkuadruar në punë. Ai është angazhuar në praktikë si Mobile Application Developer në INTEREX, me mundësi angazhimi në këtë pozitë pas përfundimit të periudhës provuese.
Arianiti tregon se në këtë ambient të ri ai vazhdimisht po mëson gjëra të reja dhe po i aplikon njohuritë që i ka fituar gjatë punës në klasë. Së bashku me mbikqyrësit e tij E. F. (Head of Marketing) dhe E. M. (Developer), Arianiti po e praktikon zhvillimin e aplikacioneve mobile përmes punës në grup.
Cacttus Education i nxitë studentët të ndërlidhin studimet me punësim, dhe në këtë mënyrë i përgatitë ata për tregun e punës. Arianiti, tashmë ka filluar rrugëtimin e tij si zhvillues i aplikacioneve mobile në kompaninë INTEREX, kurse në të ardhmen presim që Arianiti ta realizojë edhe ëndrrën e tij e të hapë studion personale për zhvillim të aplikacioneve, ueb-it apo softverëve kompjuterikë.
Comments are closed.