fbpx

Cacttus Education organizoi diskutimin publik: Sistemet e Automatizuara Smart Home/Smart City

Dje në Cacttus Education u mbajt diskutimi publik me temën Sistemet e Automatizuara Smart Home/Smart City. Në diskutim morën pjesë panelistë: Dren Imeraj, Erdet Nasufi dhe Dardan Vokshi.

Ata folën më shumë rreth sitemeve të automatizuara, si po ndikojnë teknologjitë e reja në automatizimin e qyteve dhe shtëpive tona, si dhe bënë disa demonstrime të këtyre teknologjive duke treguar se si funksionojnë ato.

Dren Imeraj i pyetur në lidhje me elementet përbërëse të sistemit smart theksoi:

Mendoj që elementi më i rëndësishëm në një sistem smart home ish dashtë me qenë një paisje, një automator apo sensor që e kryen një funksion të caktuar, një tjetër komponentë shumv e rëndësishme është infrastruktura që e mundëson komunikimin e paisjeve. 

Sipas Erdet Nasufit

Në të gjitha teknologjitë ekzistojnë dy familje, e centralizuar ku grumbullohen me një tërësi, dhe e decentralizuar ku shpërndahen. Por kjo structurë heterogjene, d.m.th. integrimi horizontal (mes paisjesh) dhe verikal (me pale të treta, siç janë PC-të) kërkon shumë edhe nga aspekti inxhinierik por edhe kosto mirëmbajtëse.

Pyetja se se kur e kemi automatizuar mjaft shtëpinë, Dardan Vokshi u përgjigj:

…varet prej interface. Nuk është automatizim i shtëpisë vetëm kontrollim i shtëpisë nga telefoni, automatizimi është kur paisjet janë në gjendje të reagojnë në bazë të ambientit, duke ju përshtatur kushteve të jashtme, e për këtë duhet të zhvillohet një nivel i inteligjencës, për shembull që drita të ndizet kur ka nevojë.

Comments are closed.