fbpx

5 përparësi unike për adoleshentët që mësojnë kodimin

Mësimin në fushën e kodimit vlerësohet të jetë shumë i dobishëm për fëmijët, e sidomos për adoleshentët. Përveç shkathtësive në fushën e teknologjisë, kodimi ndihmon edhe në aftësimin e tyre në fusha të tjera. Ju paraqesim 5 përparësi unike për adoleshentët që fillojnë ta mësojnë kodimin më herët:

1. Rritja e interesimit dhe formimi i një baze me njohuri mbi kodimin
Në moshë të re, kurreshtja është më e madhe. Prandaj, fëmijëve duhet t’u jipet mundësia të mësojnë sa më herët për kodimin. Kjo ju mundëson që ta eksplorojnë kodimin si hobi më shumë sesa si profesion në të ardhmen. Pastaj nëse dëshirojnë ta ndjekin si profesion në të ardhmen do ta bëjnë sepse e duan kodimin dhe kanë dëshirë të ndërtojnë gjëra të reja.

2. Të rinjtë janë të prirur të fokusohen më lehtë në mësimin e gjërave të reja
Në moshë të re, dëshira për të mësuar gjëra të reja është më e madhe sesa frika nga dështimi, prandaj fëmijët mësojnë gjëra të reja pa u dorëzuar. Kjo dëshirë për të mësuar gjëra të reja dhe fokusimi në to në moshë më të re u mundëson atyre që e mësojnë kodimin të kenë më shumë mundësi në të ardhmen.

3. Fitojnë përgatitje më të mirë për studim dhe shkollim të mëtutjeshëm
Edhe nëse fëmijët tuaj nuk dëshirojnë që në të ardhmen të punojnë në profesione në fushën e teknologjisë (Shkenca Kompjuterike), aftësia për të koduar ju jep përparësi edhe në fusha të tjera. Për shembull, studentët e fizikës mund ta përdorin kodimin që t’u ndihmojë të simultojnë dinamizmin e veturave, inxhinierët mekanikë mund ta përdorin kodimin për të vënë në funksion dorën robotike, kurse studentët e muzikës mund të krijojnë pjesë muzikore përmes kodimit.

4. Siguri më të madhe kur të punësohen
Sektori i teknologjisë është rritur mjaft shumë, prandaj edhe gjëra të reja kanë më pak gjasë të ndodhin. Por çfarë është më me rëndësi, teknologjia po vazhdon t’i prekë të gjitha industritë me radhë. Për shembull, Uber ka ndikuar tek industria e taksive. Kurse me zhvillimin e inteligjencës artificiale, parashihet që të ndikohet në më shumë se një industri.

5. Hapen mundësi të reja në të ardhmen
Fusha e teknologjisë ofron më shumë mundësi biznesi sesa fushat e tjera. Mund ta krijosh një produkt të cilin mund ta lansosh virtualisht dhe t’a shesësh drejtpërdrejtë tek konsumatorët. Prandaj, sa më herët që fëmiu juaj të inkuadrohet në fushën e teknologjisë, aq më të mëdha janë gjasat që ta krijojnë një kompani të suksesshme në fushën e teknologjisë.

 

Comments are closed.