fbpx

Ka filluar niveli i parë për kursin veror në CacttuKids

CacttuKids ka filluar kursin veror për nivelin e parë. Gjatë këtij trajnimi një-mujor, fëmijët do të mësojnë të programojnë e krijojnë lojëra, por mbi të gjitha do ta ushtrojnë mendimin kritik, shkathtësitë logjike dhe do ta vënë në funksion kreativitetin e tyre përmes krijimit të projekteve dhe lojërave të ndryshme. Me asistimin e intruktorëve profesionalë të CacttuKids fëmijët do të kenë mundësinë që vazhdimisht të mësojnë gjëra të reja dhe t’i zbatojnë njohuritë e fituara në projekte reale.

Gjatë orës së parë mësimore, fëmijët patën rastin të shoqërohen me shokët e rinj dhe të luajnë lojëra kreative që nxisin mendimin kritik. Përmes enigmave të ndryshme ata u argëtuan dhe zhvilluan mësimin në një ambient të ngrohtë, që nxitë kreativitetin e tyre. Përmes energjisë pozitive dhe vullnetit që këta fëmijë kanë transmetuar gjatë orës së parë, ne po presim me padurim që ata të fillojnë të punojnë në projektet e tyre. Bazuar në përshtypjet e orës së parë, jemi të sigurtë se lojërat dhe projektet e krijuara nga këta fëmijë do të jenë shumë kreative dhe inovative.

Mësimi për këtë nivel bazohet në planprogramin e krijuar nga Microsoft Imagine Academy, që përmes kurrikulave synon që t’i mësojë fëmijët si të programojnë paralel me fëmijët e tjerë të botës. Konkretisht, në kursin intenziv fëmijët do të mësojnë nga planprogrami Creative Coding Through Games and Apps, që është pjesë e planprogrameve të Microsoft Imagine.

Comments are closed.