fbpx

Fëmijët në CacttuKids mbyllin me sukses nivelin e parë të kodimit, prezantojnë punimet e tyre

Sot, kodimi është njëra ndër shkathtësitë më të rëndësishme që një fëmijë mund t’i mësojë. Të gjithë po e përjetojmë çdo ditë e më shumë kalimin në epokën digjitale, prandaj është shumë e rëndësishme që për të ardhmen e fëmijës t’u sigurojmë atyre në bazë të qëndrueshme shkathtësitë e të menduarit dhe zgjidhjes së problemeve që janë shumë të vlefshme për një të ardhme të suksesshme.

Fëmijët në CacttuKids janë duke e krijuar një të ardhme të suksesshme përmes mësimit të kodimit. Ata tashmë kanë përfunduar nivelin e parë dhe janë certifikuar për njohuritë e fituara me Kodu Game Lab. Gjatë ceremonisë së certifikimit që u mbajt dje, nxënësit prezantuan edhe lojërat e tyre që i kanë krijuar gjatë trajnimit.

Përpos modifikimit të lojërave, fëmijët kanë mësuar edhe si t’i krijojnë lojërat nga fillimi dhe si të shtojnë veprime me anë të modifikimeve të kodit. Si pjesë e nivelit të parë, nxënësit kanë krijuar lojëra si Flashy Fishbots dhe Boku Amazing Race, kurse në nivelet e tjera fëmijët priten të mësojnë si të modifikojnë dhe krijojnë edhe lojëra të tjera siç është Minecraft.

Bazuar në program të Microsoft Imagine Academy, trajnimet në Cacttukids do të vazhdojnë të përgatisin fëmijët për një të ardhme të suksesshme duke u ndihmuar t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre përmes krijimit të lojërave.

Comments are closed.