fbpx

Cacttus Education dhe Raiffeisen Bank Kosova përurojnë laboratorin për T7, Core Banking System – Temenos

Përurimi i këtij laboratori është hapi i parë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Cacttus Education.

Me rastin e përurimit, të laboratorit Z. Besim Ilazi, Drejtor Ekzekutiv në Cacttus Education, tha:

“Bashkëpunimi mes RBKO-së dhe Cacttus Education ka rëndësi të madhe në përgatitjen profesionale të studentëve tanë.  Përmes punës në laboratorin e ri, praktikës dhe ligjëruesve nga RBKO, studentët tanë kanë mundësi të përgatiten më mirë për të ushtruar profesionin e TI-së edhe në bankë.


Raiffeissen ka një numër të madh të profesionistëve jashtëzakonisht të kualifikuar dhe mundësia që po ju ofrohet studentëve tanë që të mësojnë drejtpërdrejtë prej tyre është ndoshta përfitimi më i madh në kuadër të këtij bashkëpunimi.”

Shukri Mustafa, Drejtor dhe Anëtar i Bordit, tha:

“Banka Raiffeisen përgjatë tërë rrugëtimit të saj në tregun e Kosovës në vazhdimësi ka përkrahur edukimin e të rinjëve përmes projekteve të ndryshme. Prandaj edhe ky laborator sot hapet si vazhdimësi e përpjekjes së bankës tonë që të ofrojë mundësi për aftësimin e të rinjëve në mënyrë që ata të aftësohen në fushën e teknologjisë së informacionit, e cila është bazë elementare për punësimin sot në Kosovë dhe kudo në botë.


Si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit në mes të Bankës Raiffeisen dhe Cactus Education pajisjet teknologjike janë dhuruar donacion nga Banka Raiffeisen për Cactus Education në mënyrë që ky laborator të përdoret për aftësimin e studentëve tek të cilët do të mund të shohim potencial në të ardhmen.”

Përurimi i këtij laboratori është vetëm hapi i parë në kuadër të këtij bashkëpunimi, i cili përfshin edhe shkëmbimin e ligjëruesve nga RBKO, trajnime, punëtori, seminare dhe konferenca, hulumtime dhe zhvillimin e programeve të reja, inkubim dhe ekskubim.

Comments are closed.