Menaxher/e i/e projekteve
Titulli i vendit të punës: Menaxher/e i/e projekteve
Vendi i punës: CACTTUS Education – Prishtinë
Kohëzgjatja: 24 muaj nga nënshkrimi i kontratës, me mundësi vazhdimi.
Cacttus Education është shkollë profesionale me kohëzgjatje dy vjeçare në të cilën fokusi më i madh është zhvillimi i shkathtësive praktike duke i plotësuar ato me teorinë adekuate. Industria e teknologjisë informative aktualisht është tregu më i kërkuar botëror për punësim, i cili mundëson fleksibilitetin e punës nga shtëpia juaj për cilindo treg ndërkombëtar. Zhvillimi i shkathtësive kyçe praktike në teknologjinë informative ju bëjnë të dalluar në shumëllojshmërinë e vendeve të punës në këtë drejtim. Për më shumë, shkolla profesionale lejon vazhdimësi të edukimit akademik në cilëndo fushë dhe mundëson transferimin e krediteve në cilindo institucion për lëndët e vijuara në Cacttus Education.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikimi, ekzekutimi dhe finalizimi i aktiviteteve të projekteve brenda afateve kohore, buxhetit dhe nivelit të kualitetit të përcaktuar në projekte;
- Identifkimi i ekspertëve dhe stafit për punë në faza të ndryshme të projekteve;
- Menaxhimi dhe koordinimi i stafit, kontraktorëve dhe ekspertëve në projekte;
- Monitorimi dhe menaxhimi financiar i aktiviteteve dhe i projekteve;
- Përpilimi i raporteve dhe raportimi: raportimi dhe prezantimi në baza të rregullta për CEO dhe donatorët e projekteve;
- Komunikimi i rregulltë me gojë dhe me shkrim, me stafin e projekteve, menaxhmentin e Cacttus Education, me përfituesit, donatorët dhe mediat;
- Përgaditja dhe aprovimi i materialeve për publikim: raporteve, fletëpalosjeve, boshurave etj., në koordinim me zyrtarët e marketingut;
Kualifikimet dhe kompetencat e domosdoshme:
- Përvojë në menaxhimin e projekteve;
- Përvoja në raportim administrativ dhe financiar;
- Përvojë në projekte për një apo më shumë nga fushat: trajnim dhe edukim, punësim, ndërmarrësi, inovacion;
- Të flasë dhe të shkruajë në nivel shumë të mirë në gjuhët: shqip dhe anglisht;
- Njohje dhe përdorim efikas i teknologjisë informatike dhe sistemeve kompjuterike për të plotësuar kërkesat e vendit të punës;
Përparësi ka:
- Përvoja në menaxhimin e projekteve me institucione, donatorë ndërkombëtarë, fonde të BE-së, zyra të huaja përfaqësuese;
- Përvoja në dizajnimin dhe përpilimin e projekt-propozimeve;
- Trajnim apo certifikimi formal nga një apo disa nga këto certifikime industriale: PMP, Prince2, CompTIA Project+;
- Diploma universitare. (Diploma pasuniversitare / MBA / konsiderohet avantazh.);
- Përvoja në komunikim me media dhe me publikun;
- Njohja në nivel të mirë edhe e gjuhëve tjera lokale apo të huaja;
Kandidati/ja duhet të ketë:
- Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese.
- Aftësi për punë nën presion të kohës, në projekte dhe aktivitete paralele.
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese, aftësi për të punuar dhe udhëhequr në ekip.
- Aftësi të shpërndarjes së punës në mënyrë efektive, prioritizim.
CV-të tuaja së bashku me letrën motivuese mund t’i dërgoni në adresën elektronike në jobs@cacttus.comduke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘’ Menaxher i Projektit’’, jo më larg se 25.07.2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Comments are closed.